E Shtunë, 31 Tetor 2026

TAP në Vlorë, nis studimi

Në Vlorë ka nisur studimi përgjatë bregdetit për kalimin e gazësjellësit TAP. Të parat që kanë publikuar këtë fakt kanë qënë mediat e Azerbajxhanit, të cilat shkruajnë se Konsorciumi Shah Deniz po grumbullon kampionet dhe po studion terren përgjatë trajektores së planifikuar për shtrirjen e gazësjellësit.
 

Sipas shkrimeve, Menaxherët e projektit TAP për Shqipërinë, janë shprehur më heret se analiza detare është e nevojshme për të caktuar saktësisht shtrirjen detare të tubacionit, si dhe për veprimet e mëtejshme inxhinierike. Një studim i ngjashëm nëndetar është kryer edhe në Itali, pranë qytetit San Foka.
 

Burimet për Ora News konfrimojnë se tashmë pas garës së projekteve rivale, Konsorciumi Shah Deniz ka përzgjedhur projektin Trans Adriatik, si më të përshtatshmin për transportimin e gazit azer drejt Evropës.
 

Siç është bërë e ditur, Azerbaxhani ka hequr dorë nga projekti i gazësjellësit që kalonte përmes Greqisë për në Itali, pa e prekur territorin shqiptar. Por duket se gjërat kanë marrë një drejtim tjetër dhe Azerbajxhani ka vendosur që gazësjellësi Trans-Adriatik të kaloj nëpër territorin shqiptar dhe konkretisht në bregdetin e Vlorës, ku ekspertët dhe inxhinieret duke u ndjekur dhe inxhinierë me emer shqiptare dhe europianë kanë dy dite qe kane nisur punën për studimin e fundit të detit ne territorin shqiptar, e pikerisht ne Vlore.

Ata po gjenden ne gjirin e Vlores dhe po bejne matjet ne zonen ku do te shtrihet gazesjellesi, si ne zonen e Zverenecit ashtu edhe ne zonen brenda Gjirit, por dhe ne det te hapur deri ne Pulia te Italise.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›