E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treni perplas makinen vdes pasagjerja

20-vjeçarja Kristina Ndosha do të ishte ende gjallë dhe vëllai i saj 3 vjeç më i madh nuk do të ishte duke luftuar me vdekjen në Spitalin Ushtarak", nëse në këtë kryqëzim të rrugës automobilistike me hekurudhën, do të kishte një tra kufizues të kalimeve apo të paktën një punonjës të hekurudhës. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në Tiranë, në kryqëzimin e hekurudhës me rrugën "Jordan Misja", kur treni i pasagjerëve, i cili vinte nga Durrësi përplasi taksinë tip “Ford Fokus”.

Sipas policisë, automjeti dyshohet t’i jetë fikur mbi trasenë e hekurudhës taksistit teksa vinte nga Paskuqani për në drejtim të Tiranës. 

Tre pasagjerët e tij nuk kanë mundur të dalin nga mjeti ndërsa shikonin trenin t’u vinte përbri.

E vetmja siguri dhe sinjalizim e trenit që vinte ka qenë borija e tij, për faktin se në këtë segment mungojnë trarët bllokues të rrugës automobilistike në momentin që lëviz treni, apo ndonjë punonjës i hekurudhës që mund të sinjalizojë shoferët.

Policia shoqëroi drejtuesin e taksisë, i cili ndodhet i siguruar në ambientet e Komisariatit numër 3 të Tiranës, deri në sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

Edhe pse në 3 vitet e fundit në “ABC News” janë trajtuar gjerësisht kronikat për problematikat dhe mungesën e sigurisë në të tilla mbikalime në hekurudhë, nuk dihet se edhe sa viktima të tjerë do të duhet të regjistrohen deri në marrjen e masave konkrete për parandalimin e të tilla aksidenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›