“Është ende herët të flitet për aleancë parazgjedhore me PS-në për vitin 2013”
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule thotë se është ende herët të flitet për aleancat parazgjedhore të vitit 2013, pasi priten zhvillime te tjera politike. Aktualisht partia që ai drejton është përqendruar te programi.
“Jemi duke e detajuar dhe sigurisht në vjeshtë ajo do të jetë e përfunduar dhe e dyta, konsolidimi i strukturave tona partiake që do na bëjnë të mundur që këtë alternativë ta bëjmë sa më të kuptueshme, sa më të ndjeshme dhe sa më të prekshme nga qytetarët me qëllim që edhe rezultatet tona të jenë ato që ne aspirojmë. Është herët që të flitet për koalicione dhe aleanca. Do të kemi zhvillime politike të cilat në njëfarë mënyre do të jenë edhe përcaktuese për zgjedhjet që do të bëjë njëra apo tjetra forcë politike”, theksoi ai.