E Shtunë, 31 Tetor 2026

TAP sfidon konkurrenten e vetme ne gare NABUCCO

Projekti  TAP ka sfiduar me një tjetër marrëveshje konkurrenten e vetme në garë NABUCCO. Palët janë duke shtuar marrëveshjet e bashkëpunimit për të fituar pikët gjatë vlerësimit që do të bëjnë azerët në muajin qershor. Në këtë kuadër TAP ka kërkuar bashkëpunim në projektin Trans-Anatolian, tubacionit (TANAP), që është një linjë gazi Azerbajxhan-Turqi. Marrëveshja për këtë gazsjellës u nënshkrua në fundjavë  nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev.TAP ka shprehur interes për projektin. Drejtori Menaxhues i TAP, Kjetil Tungland, në një deklaratë përgëzon Azerbajxhanin dhe Turqinë për ratifikimin e marrëveshjes për TANAP, duke  e vlerësuar hap të rëndësishëm në realizimin e Korridorit Jugor të Gazit.”TANAP është një lidhje e rëndësishme në të gjithë zinxhirin e Korridorit Jugor të gazit dhe ne e shikojmë si një hap përpara për të vazhduar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer me TANAP “, tha Tungland. Kjo marrëveshje është përshëndetur edhe nga Komisioni Europian. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›