E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE i heq licensen me vota unanime CEZ Shperndarje

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar me pesë vota pro heqjen e licencës operatorit çek të shpërndarjes së energjisë, CEZ. Sipas Kryetari të Entit, Sokol Ramadani,  situata arriti në këtë pikë pasi  në shtator, CEZ shtyu importin e energjisë, që në fakt ishte detyre e kësaj kompanie”. Sipas tij, megjithëse u bënë përpjekje me sekretariatin e energjisë për gjetjen e një zgjidhjeje, CEZ nuk kishte ndër mend që të kryente funksionet e saj. “CEZ madje na bëri të ditur në shkresa se mund të mos furnizonte qytetarët me energji”, tha Ramadani.  Në bazë të kontratës së privatizimit CEZ duhet të ulte humbjet, duhet të bënte një studim për borxhet e këqija për vitet 2008,2009 dhe 2010 si dhe duhet të paraqiste planin e investimeve. Por duke mos respektuar kontratën ERE kishte të drejtën ligjore t’i hiqte licencën kompanisë CEZ shpërndarje. Me katër vota pro dhe një kundër  u zgjodh edhe administratori i ri i cili do të menaxhojë sistemin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji  deri në gjetjen e një tjetër operatori privat. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›