TEATRI 2008 Trojanet, për herë të parë një tragjedi nga antikiteti grek

>Viti 2008 prezanton në skenën teatrore tragjedi dhe shfaqje me mesazhe kundër dhunës në familje
Viti 2008 mbyllet në skenën teatrore me dramën Fishkëllimë në errësirë me regji të Spiro Dunit, si dhe me interpretimin e një kaste të njohur aktorësh. Ky vit ka sjell në skenën teatrore në pjesën më të madhe të shfaqjeve drama, të cilat kanë përcjelle tek publiku emocion. Emra të njohur aktorësh, regjisorësh, skenaristësh, skenografësh etj, kanë qenë në grupin e realizimit të shfaqjeve. Gjatë këtij viti u zhvillua dhe një prej evenimenteve më të rëndësishme për të rinjtë, Festivali Teatror i të Rinjve, i cili për disa ditë prezantoi në Teatrin Kombëtar shfaqje, të cilat mbanin firmën e regjisorëve të rinj. Problematika sociale dhe shoqërore, të ndërthurura me lojën e shkëlqyer të aktorëve kanë qenë pjesë e shfaqjeve të sezonit artistik të Teatrit Kombëtar. Premierat Pamje nga ura, Allegreto Albania, Franku i V, Trojanet, etj, kanë qenë disa prej sukseseve të këtij institucioni gjatë këtij viti.
Shfaqja Pamje nga ura, rikthen dëshirën e publikut për teatrin
Vepra e dramaturgut të njohur Artur Miler, që në shfaqjet e para konfirmoi suksesin. Me regji të Albert Mingës dhe nga një kast aktorësh të njohur si Timo Flloko, Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Fatos Sela, Indrit Çobani, kjo dramë e Milerit e konsideruar si një vepër e vështirë, brenda 2 muajve është prezantuar për publikun të paktën 25 herë duke shënuar një numër rekord shikuesish. Pamje nga ura, e shkruar nga dramaturgu amerikan në vitin 1950, në kohën e Luftës së Ftohtë me idenë e një skenari filmi, por që nuk u realizua, është historia e emigrantit Edi Karbones në Nju Jork, i cili duke pasur një jetë të pasigurtë rrezikon familjen, miqësinë apo edhe fqinjësinë. Duke pasur si kryefjalë trajtimin e temës së emigracionit dhe të integrimit të njerëzve në kultura dhe vende shumë larg origjinës së tyre, duke pasur në sfond Nju Jorkun, në këtë situatë shpërthen dhe pasioni shkatërrues dhe i papajtueshëm me çdo parim moral i Edi Karbones. Realizues i dramës është regjisori i njohur i skenës dhe i ekranit, Albert Minga. Kjo dramë u vu 44 vjet të shkuara, nga regjisori Pirro Mani në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi të Korçës, kur sapo ishte kthyer nga studimet në Institutin Shtetëror të Artit Teatror në Moskë.
Ngujimi Allegretto Albania në skenën teatrore
Teatri Kombëtar i rikthehet krijimeve vendase. Komedia serioze, siç e ka quajtur krijuesi i saj, Stefan Çapaliku, shfaqjen Allegreto Albania, erdhi si premierë në skenën teatrore. Çapaliku ka zgjedhur këtë titull për pjesën teatrore sipas një stine koncertore që dikur organizonte Instituti i Italian Kulturës, pasi sipas tij ky titull mbetet një metaforë e fortë për subjektin e gjakmarrjes. Tema e ngujimit nuk është trajtuar shpesh në teatrin shqiptar. Kjo e ka joshur dhe regjisorin Altin Bashën të marrë përsipër regjinë e shfaqjes. Mirush Kabashi, Vasjan Lame, Ahmet Pasha dhe të rinjtë si Olta Daku e Gazmend Paja janë protagonistët kryesorë. "Allegreto Albania" ngjitet në Teatrin Kombëtar, pasi fitoi një vit më parë konkursin kombëtar të dramaturgjisë. Një familje është e ngujuar për gjakmarrje. I zoti i shtëpisë rri i mbyllur bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët, sepse njerëzit e viktimës i kanë dërguar fjalë fisit të vrasësit se do e marrin hakun te më i miri. I zoti i shtëpisë i ka bërë apel vetes, se kush mund të ishte më i miri dhe pas shumë dyshimesh i ka rezultuar vetja. E gjitha kjo ndodh kur jashtë shtëpisë, në qytet, ka nisur stina koncertore Allegretto Albania... dhe që jepet në komedinë me të njëjtin titull Allegretto Albania.
Trojanet e Euripidit flasin shqip në Teatrin Kombëtar
Për herë të parë në historinë e Teatrit Kombëtar në Shqipëri u ngjit në skenë një tragjedi nga antikiteti grek, por që është prodhim i teatrit shqiptar.Trojanet tragjedia e Euripidit u përzgjodh nga regjisori grek Vangjelis Theodhoropollos për tu vënë në skenën teatrore të Teatrit Kombëtar, por premierën e saj shfaqja e pati në datën 17 korrik në edicionin e nëntë të festivalit teatror Butrinti 2000. Margarita Xhepa u përzgjodh nga regjisori grek Vangjelis Theodhoropullos, për rolin e Hekubën që në tragjedi është mbretëresha e Trojës. Bashkëpunëtorët e tjerë në shfaqje ishin nga Greqia. Kështu skenografia dhe kostumet u realizuan nga Angjelos Menvis, që është nga skenografët më të mirë grek, i cili ka bërë edhe hapjen e Lojërave Olimpike në Greqi me paradën e historisë së Greqisë nga antikiteti deri në vitet e sotme. Përkthyes i veprës është Romeo Çollaku, i cili është i njohur në Greqi. Në shfaqje përveçse aktores Margarita Xhepa, interpretuan dhe një sërë emra të tjerë të njohur të skenës shqiptare si: Rajmonda Bulku, Ema Andrea, Neritan Liçaj, Arben Derhemi etj.
Franku i V vjen me mesazhin A lulëzon demokracia në një shtet gangsterësh?
Pas dy muajsh përgatitje, në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë u shfaq premierë tragjikomedia muzikore e dramaturgut bashkëkohor gjerman, Fridrih Durrenmat, Franku i V. Shfaqja vjen në Teatrin Kombëtar me regji të Arben Kumbaros dhe interpretimin e 20 aktorëve të përzgjedhur prej tij. Ndër aktorët kryesorë mund të përmendim: Fatos Sela, Luiza Xhuvani, Neritan Liçaj, Bujar Asqeriu, Roland Trebicka, Yllka Mujo, Mehdi Malkaj, Naum Shundi, Vangjel Toçe, Saimir Braho, Olta Dako, Marko Bitraku, Sokol Angjeli etj. Sipas drejtuesve të TK-së, Franku i V, megjithëse është shkruar në vitet 60, u përzgjodh nga Teatri Kombëtar si premiera që nisi sezonin artistik 2008, pasi përmban në vetvete një forcë të madhe politike, poetike dhe estetike në komunikimin e saj me realitetin e shoqërisë shqiptare. Mbi të gjitha, është një vepër poetike që i flet realitetit të çdo kohe dhe vendi. Regjisorin Kumbaro, në vënien në skenë të kësaj tragji-komedie e ka munduar shqetësimi i ndërgjegjes qytetare: A mund të lulëzojë demokracia në një shtet gangsterësh? Kjo vepër është cilësuar nga kritikë të ndryshëm si varianti modern i Rikardi III dhe përpjekje alternative e veprës së Brehtit Opera për tri groshë. Por, te Brehti gangsterët janë borgjezë, kurse te Durrenmat borgjezët janë gangsterë. Kritikë të ndryshëm e kanë cilësuar këtë vepër si komedi-muzikore, tragji-komedi, tragjedi groteske apo edhe groteskkriminal. Dyrrenmat njihet si një ndër kolosët e dramaturgjisë bashkëkohore gjermane të shekullit të kaluar. Këtë temë ai e ka trajtuar pas reflektimit të gjatë mbi ndryshimet sociale në Evropë me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Drama është vënë me shumë sukses në skenat e ndryshme të Evropës Juglindore, pikërisht si metaforë e një shteti banditësh me veladonin e kuq dhe ideologji të majtë. Këtë vepër regjisori Arben Kumbaro e ka vënë për herë të parë në teatrin Migjeni të Shkodrës në vitin 1991, në prag të përmbysjes së komunizmit. Sipas regjisorit, premiera Franku V është ndër sfidat më të vështira për sa u përket të gjithë komponentëve të realizimit.
Fishkëllimë në errësirë rikthen në skenë Reshat Arbanën
Drama e shkruar nga Tom Murphy një prej dramaturgëve më të njohur bashkëkohorë irlandezë u ngjit gjatë këtij viti në skenën e Teatrit Kombëtar. Nën regjinë e Spiro Dunit, me një grup aktorësh që duhet të mishërojnë një bashkësi krejt maskiliste dhe të dhunshme, e vetmja femër që zbut situatën është Beti, e cila interpretohet nga aktorja Anila Bisha. Në rolin e Xhef Kalnit, babait patriarkal rikthehet në skenën e teatrit aktori i njohur Reshat Arbana, i cili për këtë rol ka pësuar ndryshime edhe në pamjen e jashtme. Në skenografinë e Fatbardh Markut, u luajt jeta e personazheve të tjera dramatike të Murphy të cilët interpretohen nga aktorët Bujar Asqeriu, Naum Shundi, Dritan Boriçi, Sokol Angjeli, Roland Saro dhe Saimir Sina. Ndër 25 dramat që Murphy ka shkruar, ajo e para e pikërisht Fishkëllimë në errësirë mbetet historike, pasi u refuzua nga Teatri Kombëtar irlandez me pretekstin se ulte figurën e irlandezëve, por u vu në skenë në Londër në vitin 1961.
Teatri i të rinjve shpall