Banda e Akademisë së Arteve, koncert në Korfuz
/>Klubi Kombëtar i Orkestrave Frymore, i krijuar në vitin 2003 nga një grup profesionistësh, pedagogë të Akademisë së Arteve dhe instrumentistë të njohur shqiptarë, do të japë sot në mbrëmje një koncert muzikor në Korfuz (Greqi), në Teatrin Bashkiak të qytetit.Banda muzikore shqiptare do të interpretojë nën dirigjimin e Edmond Dokos, njëherazi dhe kryetar i KOF-it, një repertor të kompozitorëve më në zë shqiptarë.
Në këtë koncert do të marrin pjesë dhe katër këngëtarë të mirënjohur grekë dhe kori i famshëm i këtij vendi. Orkestrat frymore, të cilësuara si shkollat e para të muzikës profesionale, aktualisht numërojnë 15-të formacione të tilla muzikore në shkallë vendi. Zanafilla e krijimit të tyre daton në fund të shekullit XIX-të. Banda e parë muzikore, e krijuar në Shkodër në vitin 1978 nga italiani Gianni Canale, përhapi një traditë të fortë të kulturës shqiptare, e cila u evidentua dhe u trashëgua nga autorë të mëdhenj e kompozitorë si, Tish Daija, Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Kristo Kono e shumë të tjerë.