E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e Laura Bush së shpejti në një libër

/>Viti 2009 do të sjellë për lexuesit dhe kujtimet e Laura Bush, zonja e parë e Amerikës. Në fund të këtij muaji pritet që të publikohen kujtimet e saj gjatë tetë vjetëve në Shtëpinë e Bardhë. Shtëpia botuese "Scribner", ka njoftuar se kishte marrë të drejtën për këtë qëllim. "'Scribner ka siguruar të drejtën ndërkombëtare të autorit për publikimin e kujtimeve të Laura Bush. Këto kujtime, që përbëjnë një libër ku tregohet vizioni intim i jetës së Laura Bushit, përfshirë tetë vitet në Shtëpinë e Bardhë, do të zbulojnë atë që ka ruajtur në kujtesë Zonja e Parë lidhur me momente personale dhe historike të jetës së saj", njoftoi shtëpia botuese në një komunikatë për mediat. Zonja e parë e Amerikës është shprehur se: "Ndihem e kënaqur me idenë që do të tregoj historinë e ngjarjeve dhe të personave të jashtëzakonshëm që kam takuar gjatë viteve të kaluara në Shtëpinë e Bardhë", ndërkohë që shtëpia botuese "Scribner" nuk ka bërë të ditur kushtet e kontratës. Laura Bush është  62 vjeçe, ish-bibliotekere, e martuar me George W. Bush në vitin 1977.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›