Bie nga furgoni, vdes i mituri
SHKODER - Pakujdesia i ka marre jeten nje 17-vjecari nga Hoti i Malesise se Madhe. I mituri me inicialet E. S., mesohet se ka gjetur vdekjen teksa ra nga dera e hapur e furgonit, me te cilin do te udhetonte. Sipas mjekeve te spitalit, viktima ka marre demtime te renda ne pjesen e kokes, qe vleresohen si shkaku kryesor i humbjes se jetes. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme ne lagjen "Partizani", ne stacionin e makinave te linjes Shkoder-Han i Hotit. Sipas policise, djali ka dashur te ngjitet ne frugon dhe ka vrapuar pas tij. Duke mos pritur makinen tjeter, 17-vjecari eshte perpjekur te hipe nga dera e hapur e furgonit, por ka humbur ekuilibrin, duke rene me koke ne trotuarin e rruges.
R.Ll