E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: "Buka, harruat subvencionimin"

Opozita akuzoi dje qeverine se nuk beri asgje per te ulur cmimin e bukes apo te subvencionoje rritjen per familjet e varfra. Deputeti socialist, Taulant Balla, akuzoi Kryeministrin Sali Berisha se nuk mbajti asnje nga fjalet qe dha. "Kaluan 14 dite nga kur Kryeministri premtoi subvencionim te cmimit te bukes, e s'ka asgje. Subvencion nuk ka, klani i miellit nuk eshte shkaterruar dhe Kryeministri u mbyll ne kullen e tij", tha Balla. Sipas tij, korrupsioni nga kjo qeveri jo vetem nuk po luftohet, por eshte ulur kembekryq ne te. Ne mungese se kreut te qeverise, ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, hodhi poshte te gjitha akuzat e socialistit. Sipas tij, cmimi i bukes vajti sa ishte, nga 100 leke ne 70 dhe 80 leke. "Kjo do te thote se ne vepruam", replikoi Gjana. Nga ana tjeter, ministri i Bujqesise deklaroi se asnje nga zyrtaret e larte te ekzekutivit nuk fshihet pas atyre qe kane licenca per import te grurit, miellit apo ushqimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›