Paskuqan, fiton kandidati i PD
Partia Demokratike rifiton serish ne Paskuqan. Kandidati i djathte, Fatos Rexha, u shpall dje zyrtarisht fitues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 1323 vota me shume se kundershtari i PDS-se, Gjin Prengaj. "Nga tabela permbyllese e rezultateve te Komisionit Zonal te Qendres se Votimit, fitues rezulton kandidati Fatos Rexha, me 4159 vota. Kandidati i opozites ka marre 2836 vota", tha kryetari i komisionit me te larte zgjedhor, Clirim Gjata. Shpallja e rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve te pjesshme u njoh nga te gjitha partite politike pjesemarrese, pa asnje kundershtim. Procesi i numerimit perfundoi ne oren 8:30 te paradites se djeshme dhe nuk pati incidente apo kundershtime per rezultatin e dale. Nje fakt i tille u vleresua nga kreu i KQZ-se, Gjata, i cili i cilesoi zgjedhjet e pjesshme te arrira. Rexha doli fitues pavaresisht pjesemarrjes shume te ulet te votuesve ne procesin zgjedhor. Sipas te dhenave te KQZ-se ne votime moren pjese vetem 28% e popullsise ne Paskuqan. E perkthyer ne vota, nga 26 mije e 102 banore, votimeve iu drejtuan vetem 7291 persona. Zgjedhjet e pjesshme ne komunen Paskuqan u zhvilluan pasi ish-kryetari i komunes, Jashar Hoxha, humbi jeten nga nje semundje e rende. Kandidati i PD-se, fitoi ne zgjedhjet e shkurtit 2007. R.R.