E Diel, 1 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani: Nisim fluturimet ndërkombëtare në aeroportin ”Khomeini”

TEHERAN, 24 prill /ATSH/ – Fluturimet ndërkombëtare do të rifillojnë nesër në Aeroportin ”Imam Khomeini” të Teheranit, një nga dy aeroportet kryesore që i shërbejnë kryeqytetit iranian, sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA.

Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi rihapjen e aeroportit, së bashku me atë të aeroportit të dytë kryesor të Teheranit, Mehrabad, pas javësh mbylljeje për shkak të luftës midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, shkruan rainews.it.

“Sipas një njoftimi nga Aeroporti Imam Khomeini, fluturimet ndërkombëtare për në Stamboll (Turqi) dhe Muscat (Oman) do të rifillojnë nesër (e shtunë) nga ky aeroport”, raportoi ISNA.

Fluturimet ndërkombëtare kishin rifilluar tashmë të hënën, më 20 prill, nga Aeroporti i Mashhadit, në verilindje të vendit.

Udhëtimi ajror i pasagjerëve për në Iran ishte ndaluar në fillim të ofensivës izraelito-amerikane më 28 shkurt.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›