TEL AVIV – Izrael: Rreth 100 luftëtarë të Hamasit të vrarë në operacionin Khan Younis

TEL AVIV, 26 korrik /ATSH-DPA/- Rreth 100 luftëtarë të armatosur nga organizata militante palestineze Hamas janë vrarë që nga fillimi i operacionit të fundit izraelit në qytetin Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës, tha sot ushtria izraelite.
Ofensiva filloi të hënën pasi shërbimet sekrete izraelite zbuluan se militantët e Hamasit ishin rigrupuar në qytet.
Operacioni kishte për qëllim gjithashtu marrjen e trupave të pesë pengjeve izraelite. Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Megjithatë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, ka pasur edhe viktima të shumta civile nga sulmet ajrore dhe zjarri i tankeve.
Lufta e Gazës u shkaktua nga masakra e paprecedentë e më shumë se 1200 njerëzve të vrarë nga militantët e Hamasit dhe grupeve të tjera në Izrael – më 7 tetor të vitit të kaluar.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi, tha se rreth 39,000 njerëz janë vrarë në brezin bregdetar – që nga fillimi i luftës. //a.i/