E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli: Nuk do të tolerohen shkeljet e armëpushimit

TEL AVIV, 26 nëntor/ ATSH-DPA/- Izraeli do të ndërmarrë veprime të ashpra kundër milicisë libaneze të Hezbollahut edhe pas armëpushimit në rast të shkeljeve, tha sot ministri i Mbrojtjes, Israel Katz.

“Nuk do të jetë më si më parë”, tha Katz në një takim me koordinatoren speciale të OKB-së për Libanin, Jeanine Hennis-Plasschaert.

“Ne do të veprojmë kundër çdo kërcënimi, në çdo kohë, kudo”, tha Katz.

“Çdo shtëpi në Libanin jugor që rindërtohet dhe përdoret si bazë terroriste do të shkatërrohet”, shtoi ai.

“Përveç kësaj, do të ndërmerren veprime kundër çdo riarmatimi të Hezbollahut dhe çdo tentative për kontrabandë armësh. Çdo kërcënim ndaj trupave tona apo qytetarëve izraelitë do të shkatërrohet menjëherë”, tha Katz.

Ai theksoi se qeveria izraelite do të tregonte “zero tolerancë” ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit.

Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje forcave paqeruajtëse të OKB-së, Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) që të zbatonin në mënyrë efektiv armëpushimin. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›