E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve

DEIR AL-BALAH, 3 nentor /ATSH/- Izraeli dorëzoi sot trupat e 45 palestinezëve, tha Kryqi i Kuq, një ditë pasi militantët kthyen eshtrat e tre pengjeve, sipas AP.

Zyrtarët izraelitë i identifikuan trupat e tre pengjeve si ushtarë që ishin vrarë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 që çoi në shpërthimin e luftës.

Shkëmbimi i pengjeve shënoi një hap tjetër përpara për armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja në konfliktin 2-vjeçar – lufta më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese e zhvilluar ndonjëherë midis Izraelit dhe grupit militant “Hamas”.

Që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit më 10 tetor, militantët palestinezë kanë dorëzuar trupat e 20 pengjeve, ndërsa tetë të tjerë kanë mbetur ende në Gaza.

Për çdo peng izraelit të kthyer, Izraeli ka liruar eshtrat e 15 palestinezëve. Kthimi i tyre e çon numrin e trupave palestinezë të dorëzuar që nga fillimi i armëpushimit në 270. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›