E Hënë, 2 Nëntor 2026

PD kërkon interpelancë me Ballukun

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Partia Demokratike kërkoi sot interpelancë me ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherësh zëvendëskryeministre, Belinda Ballukun, pas paraqitjes në SPAK ku iu komunikua akuza për abuzimet me tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogorasë.

Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, e cila është firmosur nga shtatë deputetë të PD-së, kërkohet që ministrja të japë shpjegime dhe informacione, lidhur me procedurat e prokurimit publik për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë.

Interpelanca do të paraqitet nga deputeti Klevis Balliu.

“Kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që kërkesën për interpelancë urgjente t’ia njoftojë zëvëndëskryeministres dhe ministres Belinda Balluku dhe ta përfshijë atë si pikë të parë të rendit të ditës në seancën më të parë plenare të javës në vijim”, theksohet në kërkesën e PD.

1 nga 2

/m.q/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›