TEL AVIV – Izraeli mobilizon brigada të tjera në luftën kundër Hezbollahut

TEL AVIV, 1 tetor /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite ka mobilizuar katër brigada të tjera rezervë pas nisjes së ofensivës së saj tokësore kundër milicisë Hezbollah në Liban.
“Kjo do të mundësojë vazhdimin e aksionit operacional kundër organizatës terroriste Hezbollah”, tha ushtria izraelite.
Një brigadë izraelite në përgjithësi përbëhet nga disa mijëra ushtarë.
Ushtria tha se aktualisht po lufton kundër Hezbollahut në Libanin fqinj – për të shkatërruar infrastrukturën e saj dhe për të dobësuar grupin e mbështetur nga Irani, duke e shtyrë atë nga kufiri.
“Forcat izraelite nuk do të avancojnë në Bejrut apo në ndonjë qytet tjetër në Libanin jugor”, theksoi zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari.
Ushtria tha se operacioni tokësor, i cili është i kufizuar në fshatrat në zonën kufitare, do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Një nga objektivat kryesore të operacionit është të mundësojë kthimin e rreth 60 000 banorëve të zhvendosur të Izraelit verior në shtëpitë e tyre. //a.i/