E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli nuk do të tërhiqet nga zona kufitare Egjipt-Gazë

TEL AVIV, 27 shkurt /ATSH-DPA/- Media izraelite raportoi sot se ushtria izraelite nuk do të tërhiqej nga Korridori Philadelphi në kufirin Egjipt-Gaza, siç është rënë dakord në marrëveshjen e armëpushimit.

“Ne nuk do të largohemi nga Korridori Philadelphi. Ne nuk do t’i lejojmë vrasësit e Hamasit të enden përsëri në kufijtë tanë me kamionçina dhe armë dhe nuk do t’i lejojmë ata të riarmatosen përmes kontrabandës”, tha “Times of Israel”.

Refuzimi për t’u tërhequr mund të rrezikojë marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe organizatës islamike palestineze Hamas, e cila ka qenë në fuqi që nga 19 janari, dhe kthimin e 59 pengjeve izraelitë që mbahen ende në Rripin e Gazës.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, forcat izraelite do të tërhiqen gradualisht nga Korridori Philadelphi për një periudhë prej rreth një jave, duke filluar këtë fundjavë.

Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit është caktuar të përfundojë këtë fundjavë, por pauza në luftime do të vazhdojë ndërsa negociatat për një fazë të dytë janë duke u zhvilluar.

Faza e dytë e armëpushimit synon t’i japë fund përfundimisht luftës së Gazës.

Në janar, zyrtarët izraelitë theksuan se ushtria nuk do të largohej nga brezi bregdetar derisa të gjithë pengjet të ktheheshin në shtëpi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është gjithashtu nën presion nga partnerët e tij të koalicionit të ekstremit të djathtë, të cilët po bëjnë thirrje që lufta të vazhdojë derisa Hamasi të shkatërrohet plotësisht. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›