E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë përpara dërgimit të forcave paqeruajtëse

UASHINGTON, 27 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kemi pasur bisedime të shkëlqyera me Rusinë dhe Ukrainën dhe duhet të bëjmë një marrëveshje paqeje përpara se të dërgojmë trupa paqeruajtëse, deklaroi sot presidenti amerikan, Donald Trump në Zyrën Ovale, gjatë takimit me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

“Unë nuk mendoj se Putini nuk do ta mbajë fjalën e tij për një marrëveshje me Ukrainën”, theksoi Trump.

Ndërkohë, Keir Starmer falënderoi Donald Trump për ndryshimin e toneve për Ukrainën.

”Ne mund të arrijmë një marrëveshje historike”, tha kryeministri britanik në Zyrën Ovale.

Keir Starmer i dorëzoi presidentit Donald Trump një letër nga mbreti Charles, përfshirë një ftesë për një vizitë të dytë shtetërore në BM, të cilën presidenti amerikan e konsideroi të “të paprecedentë”, sipas BBC.

Trump tha se është i lumtur ta pranonte ftesën./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›