IZRAEL – Disa të plagosur pasi një shofer përplas makinën me turmën

TEL AVIV, 27 shkurt /ATSH-DPA/ – Një shofer përplasi sot pasdite automjetin e tij kundrejt një turme në Izraelin verior, duke plagosur 10 persona, dy prej tyre rëndë, tha shërbimi i shpëtimit ”Magen David Adom”.
”Një 17-vjeçar është në gjendje kritike pasi pësoi një dëmtim në kokë”, shtoi ai.
Policia izraelite tha se shoferi goditi njerëzit që prisnin në një stacion autobusi, në kryqëzimin ”Karkur”, në jug të qytetit të Haifa.
Ata shtuan se kishin neutralizuar autorin e dyshuar, një palestinez 53-vjeçar nga Xhenini, në Bregun Perëndimor, për të cilin thanë se po qëndronte në Izrael pa leje, por nuk dhanë detaje të tjera.
Sipas njoftimeve të pakonfirmuara të medias, burri u vra.
”Sulmuesi i dyshuar fillimisht u përpoq të ikte përpara se policia të qëllonte mbi të”, thanë raportet./ a.jor.