TEL AVIV – Izraeli tërheq ambasadorët nga Norvegjia dhe Irlanda pas vendimit të tyre për të njohur Palestinën

TEL AVIV, 22 maj /ATSH-DPA/- Izraeli po tërheq ambasadorët e tij nga Norvegjia dhe Irlanda pas përpjekjeve të vendeve evropiane për të njohur shtetësinë palestineze, tha sot ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz.
“Kam udhëzuar tërheqjen e menjëhershme të ambasadorëve të Izraelit në Irlandë dhe Norvegji për konsultime në kuadër të vendimeve të këtyre vendeve për të njohur shtetin palestinez”, tha Katz.
“Po i dërgoj një mesazh të qartë Irlandës dhe Norvegjisë: Izraeli nuk do të qëndrojë i heshtur përballë atyre që minojnë sovranitetin e tij dhe rrezikojnë sigurinë e tij”, tha ai në X.
Përpara njoftimit të Katz, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre tha se vendi i tij do të njihte zyrtarisht shtetësinë palestineze më 28 maj.
Irlanda pritet të shpallë një qëndrim të ngjashëm së shpejti.//a.i/