TEL AVIV – Izraeli vonon lirimin e palestinezëve pas dorëzimit kaotik të pengjeve

TEL AVIV, 30 janar /ATSH-DPA/ – Izraeli po vonon lirimin e rënë dakord më parë të 110 të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite, pas dorëzimit kaotik të pengjeve në Rripin e Gazës.
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se vendimi u mor nga ai dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz.
Në deklaratë thuhet se të burgosurit do të lirohen vetëm pasi militantët islamikë të garantojnë sigurinë e pengjeve gjatë dorëzimeve.
Militantët palestinezë më herët liruan gjithsej tetë pengje – tre izraelitë dhe pesë shtetas tajlandezë – të cilët ishin mbajtur që nga sulmet e 7 tetorit 2023 në Izrael.
Kishte skena irritimi në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis, ku Arbel Yehud, një grua 29-vjeçare dhe Gadi Moses, një burrë 80-vjeçar u liruan.
Yehud dhe Moses, ishin të shoqëruar nga njerëz të maskuar, të cilët përpiqeshin të hapnin rrugën përmes turmës së mbushur me njerëz që brohoritnin dhe drejt automjeteve të Kryqit të Kuq në pritje./ /os/