TEL AVIV – Izraeli vret komandantin e raketave të Hezbollahut në Libanin jugor

TEL AVIV, 21 maj /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite tha sot se vrau komandantin e njësisë raketore të lëvizjes pro-iraniane libaneze “Hezbollah” në një sulm ajror që shënjestronte Libanin jugor.
Ushtria tha se kishte goditur dhe eliminuar terroristin dje në mbrëmje pranë qytetit portual jugor libanez, Tyre.
Ai tha se Kassem Siklawi qëndronte pas planifikimit dhe ekzekutimit të sulmeve të shumta me raketa në zonën kufitare izraelite.
Hezbollah konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë, por nuk specifikoi se ku ishte vrarë.
Hezbollah tha se gjithsej gjashtë luftëtarë të saj u vranë në Liban dhe gjashtë në Siri.
“Dje në mbrëmje, disa raketa u hodhën nga Hezbollahu drejt Izraelit verior, por ato goditën përsëri zonat e pabanuara”, tha ushtria izraelite.
Në përgjithësi, sulmet me raketa nga Libani janë shtuar kohët e fundit kundër zonave në Izraelin verior. Ekspertët besojnë se kjo është një përgjigje ndaj përparimit izraelit në qytetin Rafah në Rripin jugor të Gazës. //a.i/