TEL AVIV – Katz: Izraeli nuk do të tërhiqet “asnjë milimetër” nga Gaza

TEL AVIV, 17 shkurt /ATSH-AA/ – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz deklaroi se Izraeli nuk do të lëvizë “asnjë milimetër” nga “Vija e Verdhë” në Gaza derisa Hamasi të çarmatoset, pavarësisht fillimit të fazës së dytë të planit të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës.
“Vija e Verdhë” i referohet vijës në të cilën forcat izraelite u tërhoqën në Gazën lindore gjatë fazës së parë të planit të Trump për t’i dhënë fund luftës.
Sipas fazës së dytë të planit, e cila filloi muajin e kaluar, Izraeli pritet të tërhiqet gradualisht nga ajo vijë.
“Ne nuk do ta lejojmë kurrë Hamasin të qëndrojë, as me armë dhe as me tunele. Slogani është i thjeshtë: deri në tunelin e fundit”, tha Katz në një konferencë të organizuar nga gazeta Yedioth Ahronoth.
Dje Sekretari i Kabinetit Izraelit, Yossi Fuchs, tha se qeveria do t’i jepte Hamasit 60 ditë për t’u çarmatosur, duke kërcënuar se do të rifillojë luftën nëse nuk i bindet.
Izraeli nisi luftën e tij gjenocidale në Gaza më 8 tetor 2023, me mbështetjen e SHBA-së.
Lufta zgjati dy vjet dhe ai vrau më shumë se 72 000 palestinezë dhe plagosi mbi 171 000, shumica prej tyre fëmijë dhe gra, dhe shkatërroi rreth 90% të infrastrukturës civile.
Lufta përfundoi me një marrëveshje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor 2025. Megjithatë, Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore dhe shkatërrimet në pjesë të ndryshme të Gazës në shkelje të përsëritura të marrëveshjes. /os/