E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TEL AVIV – Ministri i Financave bën thirrje për sovranitet izraelit në Bregun Perëndimor në 2025

TEL AVIV, 11 nëntor /ATSH/- Ministri i financave i ekstremit të djathtë të Izraelit tha sot se shpreson që Izraeli të shtrijë sovranitetin në Bregun Perëndimor të pushtuar – deri në vitin 2025, sipas Reuters.

“Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, i cili gjithashtu ka një rol mbikëqyrës në Ministrinë e Mbrojtjes për kolonët – si pjesë e marrëveshjes së tij të koalicionit me kryeministrin Benjamin Netanyahu- tha se shpreson që administrata e ardhshme e Trump në Uashington  të mbështesë sovranitetin izraelit”, sipas një deklarate nga zyra e Smotrich.

Smotrich, prej vitesh ka bërë thirrje për sovranitet izraelit në Bregun Perëndimor, territor që palestinezët duan për një shtet të ardhshëm.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›