E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEL AVIV – Ushtria: Qytetarët izraelitë të përgatiten për kundërsulme të Hezbollahut

TEL AVIV, 24 shtator /ATSH-DPA/- Pas sulmeve masive ajrore në Liban që rezultuan me rreth 500 të vdekur, qytetarët izraelitë në të gjithë vendin duhet të përgatiten për kundërsulme të mundshme nga milicia e Hezbollahut, sipas Komandës se Frontit të ushtrisë.

Një zëdhënës tha se banorët e vendit duhet të jenë të përgatitur për të kërkuar strehim në rast sulmesh me raketa.

Kufizime të veçanta mbeten në fuqi në zonën në veri të qytetit port, Haifa. Shkollat ​​dhe plazhet atje janë mbyllur.

“Në rast të sirenave të sulmit ajror në zonën e madhe të Tel Avivit, njerëzit do të kenë një minutë e gjysmë kohë për të kërkuar strehim”, tha zëdhënësi. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›