E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli kryen më shumë sulme ajrore pas qindra të vrarëve në Liban

TEL AVIV, 24 shtator /ATSH-DPA/- Izraeli po ndjek fushatën e tij të bombardimeve në Liban, pasi disa qindra banorë u vranë dje në sulmet masive ajrore që shënjestronin milicinë e Hezbollahut.

Ushtria izraelite tha sot se gjatë orëve të fundit, Forcat Ajrore izraelite kishin goditur objektivat e terroristëve të Hezbollahut në Libanin jugor, duke përfshirë raketat, objektet e infrastrukturës terroriste dhe ndërtesat në të cilat ruheshin armët.

Hezbollahu, i cili është i vendosur në Liban, por mbështetet nga Irani, ndërkohë ka nisur sulme të mëtejshme në veri të Izraelit.

Ushtria izraelite raportoi se më shumë se 50 predha ishin hedhur nga Libani në zona të ndryshme në Izraelin verior.

“Shumica e predhave ishin kapur dhe disa predha të rrëzuara ishin identifikuar në zonë”, tha ai. Nuk ka patur raportime për të plagosur. Disa ndërtesa ishin dëmtuar.

Më herët, Hezbollahu tha se kishte sulmuar Izraelin të paktën gjashtë herë – që nga mëngjesi i sotëm – me raketa Fadi-1 dhe Fadi-2. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›