E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TEL AVIV – Walla News: Netanyahu do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme

UASHINGTON, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu planifikon të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, raportoi uebfaqja izraelite Walla News.

Vizita e Shtëpisë së Bardhë do të ishte e para e një lideri të huaj në Uashington që kur Trump u kthye në detyrë javën e kaluar.

Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë kanë thënë se sipas planit Netanyahu do të mbërrijë më 3 shkurt dhe të largohet më 5 shkurt.

Data e saktë e takimit mes Netanyahu dhe Trump ende nuk është caktuar.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›