GAZA – Hamasi dorëzon listën, 25 nga 33 pengjet ende gjallë

GAZA, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Hamasi ka dorëzuar një listë që tregon se 25 pengje janë ende gjallë nga 33 që do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes, tha një zyrtar i Hamasit.
Lista duket se përputhet me numrin e pengjeve të mbijetuar të vlerësuar fillimisht nga Izraeli.
Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti lirimin e katër pengjeve të tjerë izraelitë që ishin mbajtur nga Hamasi që nga sulmi i 7 tetorit 2023.
“Qeveria gjermane është e lumtur për ta dhe familjet e tyre. Por ka gra dhe burra të tjerë që mbahen peng. Edhe ata duhet të lirohen!”, postoi ai në X. /os/