Rama Berisha lyu duart me gjak shqiptaresh ngushellime familjeve
TIRANE- 1800- Ne daljen e dyte para mediave ne pak minuta kreu i Partise Socialiste Edi Rama shprehu ngushellimet e tij per famijet e viktimave te demonstrates se sotme ndersa tha se kreyministri Sali Berisha i lyu duart me gjak shqiptaresh.
Dua tu dergoj ngushelimet e mia familjeve qe sot humben te dashurit e tyre te nisur ne nje demonstrate per liri e te drejta qe ne Shqiperine e sotme duhet te ishin si ajri qe thithim dhe drita qe shohim- tha Rama
Rama tha se tani e ne cdo minute ajo qe po shfaqet perpara syve tuaj e mbare botes eshte natyra e vertete e ketij pushteti qe duhet te largohet.
Me tej ai u shpreh se do vazhdojme perpjekjen tone akoma me te vendosur me te bindur se tashme zgjedhja eshte e qarte o nje shqiperi e lire o nje popull I nenshtruar nen thundren e nje shteti te barbarizuar- tha Rama
1752
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama tha sot se demonstruesit u provokuan ndersa beri thirrje per qetesi.
Sipas tij demonstrata filloi natyrshem u provokuan rende u goditen me kamione ujehedhes me gazlotsjelles dhe asfiksues- tha Rama
Turp per ata qe kane mbajtur ne kembe pushtetin e vjedhur provokuan gjate gjithe diteve dhe ne kete moment delikat ne menyren me te pamundur nje mase gjigande qytetaresh qe deri ne fund tregoi se ishte aty per te ngritur zerin paqesisht
Rama tha se thirrja ime per Berishen eshte se ai me shume se te tjeret te mos thellohet ne rrugen qorre qe ka treguar gjate gjithe kesaj periudhe.
Sipas tij sot eshte dita per zgjidhje te domosdoshme per te miren e gjithe shqiptareve.