Basha per protesten Ne asnje rast te mos shkelet ligji

Policia e Shtetit u ben thirrje protestuesve te shmangin cdo lloj provokimi ndaj forcave te rendit
Ne asnje rast nuk do te tolerohet shkelja e ligjit sikurse nuk do te pengohet ne asnje rast zhvillimi i protestave paqesore ne nje vend te lire. Kjo ka qene deklarata e ministrit te Brendshem Lulzim Basha nje dite me pare dhene ne nje konference te tij per shtyp pas daljes nga takimi i misionit Pameca III ne Policine e Shtetit.
Duke iu referuar zhvillimit te demonstrates se lancuar nga opozita qe pritet te zhvillohet gjate dites se sotme ministri i Brendshem Basha paralajmeroi se kush shkel ligjin do te ndeshkohet rende. Numri nje i Ministrise se Brendshme pohoi gjithashtu se Shqiperia eshte nje vend i lire ndaj dhe nuk do te pengohet per asnje cast zhvillimi e demonstrates ne kryeqytet. Ne kete kuader ministri Basha ka siguruar se policia do te jete aty per te garantuar rendin dhe qetesine publike. Ndersa beri thirrje qe tubimi te jete paqesor.
Nderkohe nga ana e saj Policia e Shtetit ka ftuar pjesemarresit ne kete tubim te respektojne me korrektesi dispozitat ligjore lidhur me tubimet dhe te shmangin cdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave te policise te planizuara me sherbim per garantimin e rendit dhe sigurise publike. Permes nje deklarate per shtyp te bere publike nje dite me pare nga Drejtoria e Policise se Tiranes eshte bere e ditur se bazuar ne ligjin Per tubimet nga strukturat e policise do te behet monitorimi i plote dhe i hollesishem i vendit te zhvillimit te tubimit regjistrimi i tubimit permes kamerave te vendosura pergjate gjithe itinerarit te tij.
Keshtu Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane ka sqaruar se ne bashkepunim me Njesine Rajonale te Policise Rrugore bazuar ne kerkesen e subjektit Partia Socialiste ka marre te gjithe masat e nevojshme per sigurimin e rendit e te qetesise publike para gjate dhe pas zhvillimit te tubimit te parashikuar per tu zhvilluar ne daten 21 janar.
Arben Imami
Demonstratat nuk mund te rrezojne qeverine e ligjshme
Nje qeveri e ligjshme nuk mund te rrezohet me demonstrata. Cdo perpjekje ne kete drejtim do te ishte kthim prapa i vendit dhe pa dyshim qe pergjegjesit do duhet te mbajne pergjegjesi. Ky ka qene komenti i ministrit te Mbrojtjes Arben Imami ne lidhje me demonstraten qe pritet gjate dites se sotme nga opozita. Sipas Imamit qendrimi i qeverise dhe shumices parlamentare ne kete rast eshte me se i qarte duke theksuar Nuk mund te rrezohet me demonstrata nje qeveri e ligjshme. Cdo perpjekje ne kete drejtim do te ishte kthim prapa i vendit dhe pa dyshim qe pergjegjesit do duhet te mbajne pergjegjesi. Sigurisht ketu kuptoj edhe thirrjet destabilizuese si ato te kryetarit te PS-se apo te tjera figura minore qe jane rreshtuar prane tij qe do ta kishin te pamundur qe te permbajne qytetaret shqiptare. Sigurisht qe pergjegjesia politike dhe jo vetem per ata qe i nxjerrin njerezit ne rruge qendron tek ata qe i udheheqin ata - eshte shprehur ministri i Mbrojtjes.