Interpoli kap ne Itali te shumekerkuarin e Bandes se Nikles

Edmond Sina akuzohet per grabitje te armatosur. Prej 10 vjetesh ne kerkim nderkombetar nga policia
Prej me shume se 10 vjetesh i shpallur ne kerkim nderkombetar nga policia njeri nga ish-pjesetaret e te ashtuquajtures Banda e Nikles nuk i ka shpetuar operacionit te mirorganizuar te agjenteve te Interpolit italian. Arrestimi i Edmond Sines 34 vjec nga Tirana eshte finalizuar nje dite me pare nga policia e shtetit fqinj te Italise pas nje urdher arresti nderkombetar prej vitesh. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare nga te dhena zyrtare te Drejtorise se Policise se Shtetit te cilat kane konfirmuar arrestimin ne Itali te nje prej anetareve te te ashtuquajtures Banda e Nikles. Sipas te dhenave te policise Sina bashke me persona te tjere kane grabitur me arme nje furgon ne vendin e quajtur Fabrika e tullave nr. 3 ne zonen e Bregut te Lumit ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 1998 kohe kur te ashtuquajturit anetare te Bandes se Nikles kane pasur periudhen e arte te grabitjeve.
Edmond Sina eshte denuar me 10 vite burg per grabitje me arme. Ai ishte shpallur ne kerkim qe prej viti 2008 kur Gjykata e Krimeve te Renda kishte dhene denimin ndaj tij.
Nderkohe i kerkuar prej me shume se 10 vitesh per grabitje me arme operacioni per ndalimin dhe arrestimin e tij eshte finalizuar vetem gjate dites se djeshme kur fale bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Romen ne Bolonje Itali 34-vjecari duket se e ka pasur te pamundur largimin nga vendi ku ai banonte.
Referuar te dhenave te policise per ngjarjen e 12 viteve me pare mesohet se Edmond Sina akuzohet se ne daten 21 prill te vitit 1998 rreth ores 2100 ne bashkepunim me nje person tjeter ne vendin e quajtur Fabrika e tullave nr. 3 Tirane i ka vjedhur me arme mjetin tip furgon nje shtetasi.
Pasi kane qelluar ne ajer keta dy shtetas kane detyruar pasagjeret qe ndodheshin brenda furgonit te zbresin duke u larguar me pas me mjetin e vjedhur. Banda e Nikles mban mbi vete akuza per 11 ngjarje kriminale. Organizata u fundos pas sekuestrimit nga ana e prokurorise se nje ditari te mbajtur nga Kreshnik Berisha nje prej te pandehurve ne proces. Ne ditarin e tij sekret Berisha kishte rrefyer me detaje per te gjitha bemat e bandes.
Te dhena nga policia bene me dije se Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane me vendim nr. 13 date 18 shkurt 2008 e ka denuar te shumekerkuarin me 10 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Vjedhjes me arme ne bashkepunim. Ai se bashku me anetaret e tjere te bandes Petrit Lleshin Flamur Haken Kreshnik Berishen Mustafa Xheken Agron Tafanin dhe Ervin Belben akuzohen se kane bere nje sere grabitjesh ne zonen e Kamzes dhe te Fushe-Krujes.