E Diel, 1 Nëntor 2026

THE WALL

Waters Kendoj kunder te gjithe mureve te botes Ne Toronto te Kanadase eshte ngjallur pas 30 vitesh muri i famshem i Pink Floyd simboli i te gjitha shtypjeve dhe vuajtjeve. Kete here plani eshte si te udhetoje ne 100 vende te botes

Ndikimi eshte i jashtezakonshem 80 metra mur nga ai i famshmi i kenges Brick in the wall qe shnderrohet ne nje ekran te mrekullueshem neper te cilin rrjedhin figura fantastike pjelle e imagjinates se shfrenuar mostra dhe egersira gjithfaresoj simbole te lufterave te se shkuares dhe betejave te se ardhmes kryesisht pamje qe kane te bejne me shtypjen dhe dhunen. Kjo ndodh ne arenen e madhe te Torontos dhe mund te quhet nje ringjallje pas 30 vitesh e The wall murit te famshem te Pink Floyd nje simboli jashtezakonisht te madh dhe kercenues te te gjitha mureve dhe barrierave te ngritura ne bote qe nga lashtesia e deri ne ditet tona. Simbolit te ndarjes qe njeriu vendos mes vetes dhe botes mes vetes dhe lirise mureve te ngritura nga lufterat shtypjet izolimet.

Dhe eshte nje mur qe ringjallet pas 30 shfaqjeve te vitit 1980 dhe asaj te famshme te vitit 1990 ne vendin ku ngrihej Muri famekeq i Berlinit por ne kete rast per te festuar renien e tij pas viteve gjate te cileve u shnderrua ne simbol te ndarjes dhe dhimbjes njerezore ne simbol te izolimit dhe te flijimit te nje brezi te tere njerezish ne emer te idealeve te rreme te Luftes se Ftohte. Por kete here i famshmi i Pink Floyd Roger Waters do ta coje murin e tij te madh ne te gjithe boten dhe ka parashikuar nje turne ne te cilin perfshihen 100 data koncertesh per te shuar etjen e te gjithe fansave te tij te cilet ka vite qe presin rikthimin e djemve magjike.

30 vjet te shkuara kur shkrova lsquoThe wall isha nje i ri i trembur rrefen Waters duke shpjeguar idene dhe deshiren qe kishte per te realizuar kete kenge dhe koncertet qe pasuan. Ne ate kohe vinim nga Lufta ne Vietnam dhe sot ja ku jemi serish ne Irak dhe ne Afganistan. 30 vjet me pare ishte nje kenge kunder luftes dhe kete mesazh percjell edhe sot vazhdon i famshmi i Pink Floyd.

Dhe tani me ne fund ai ka vendosur qe te beje drejtesi dhe te ridale me The Wall. Dhe si per te vertetuar ate qe ka thene hapja e te gjithe koncerteve do te behet me murin e larte ne te cilin do te shfaqen te gjitha pamjet e te reneve ne lufterat duke filluar nga te renet ne Luften e Pare Boterore dhe deri tek ata te fundit ne Irak dhe Afganistan. Pamjet jane rreqethese dhe flasin per te verteten me te hidhur qe ka perjetuar dhe perjeton njerezimi ate te luftes dhe humbjeve te kota e tragjike njerezore. Fundi i gjithe kesaj renditjeje humbjesh eshte pamja e dy vajzave te vogla njera palestineze dhe tjetra izraelite te cilat ndodhen ne dy skajet e kunderta te murit dhe befas ky mur bie per ti lene vend grupit te famshem qe permes kitares akustike dhe disa fizarmonikave elektrike nis koncertin rok qe eshte nje pershendetje dhe nje mbeshtetje per endrren tone te perbashket ate te nje bote me te mire dhe mbi te gjitha te nje bote pa lufte dhe ne paqe.

Edhe pse ne kete sfond kryesori eshte vete Waters fansat e grupit jane te gjithe shume te emocioanuar dhe presin shume nga kjo ndermarrje e fundit e Pink Floyd. Mungesa e te tjereve eshte nje problem vecanerisht mungesa e Gilmour por ai ka premtuar se do te nderhyje here pas here ne koncertet e ndryshme neper bote. Ne fakt me shume se nje koncert i mirefillte ndermarrja e fundit e Pink Floyd mund te konsiderohet si nje opera. Pikat me pikante te kesaj vepre si pjeset Confortably numb Another brick in the wall qe kete here interpretohet nga nje kor femijesh me murin ne sfond Mother run like hell do te shkaktojne nje termet te vertete skenik dhe muzikor dhe si pasoje edhe ovacione te vazhdueshme dhe te pasionuara. Risia e vertete e ketij turi eshte ndikimi viziv i tij. Ai eshte bere i mundur fale teknikave te reja te projektimit te imazheve dhe ndricimit ne murin gjigant te perbere nga qindra tulla i gjere 80 metra dhe i larte 10. Ai eshte ne nje shnderrim te vazhdueshem gjate gjithe shfaqjes. Nje here shfaqet si nje mur i larte dhe i erret qe te ngjan me cdo mur tjeter. Me pas shfaqet per ate cka simbolizon pra ndarjet dhimbjet qarjet dhe tragjedite qe u shkakton njerezve. Me pas vjen edhe momenti i shembjes se tij qe nuk eshte nje shembje e zakonshme por nje shembje graduale qe fillon pak nga pak me tullat derisa perfundon me nje shembje teresore dhe ne triumf te lirise. Dhe ajo cka eshte shume e vecante eshte se shfaqje te ndryshme kane nje menyre krejt te ndryshme te te shemburit te murit dhe te te triumfuarit te lirise.

Ndersa per vete autorin e kenges se famshme The wall nisi si dicka personale. Fillimisht ai kerkonte qe te shembte murin qe e ndante nga spektatori dhe pas kesaj vuri re se jeta jone eshte e mbushur me mure te dukshem dhe te padukshem dhe se pikerisht muret e padukshem jane edhe ata me te rrezikshmit dhe me te veshtiret per tu shembur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›