E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria e Kosoves dhe kompensimi me cilesi

Pak dite me pare ministri Mujota deklaroi se ne vitin 2012 Forca e Sigurise se Kosoves do te quhet Ushtria e Kosoves. Kufizimet e imponuara do e pengojne kete ushtri qe te krijoje fizionomine e nje ushtrie klasike me te gjitha armet e cila te marre persiper ne menyre te vetemjaftueshme detyren e mbrojtjes se shtetit. Kjo pengese mund te riparohet disi ne dy menyra. Se pari duke e kompensuar kapacitetin e kufizuar per rol operacional te ushtrise nepermjet ngritjes ne nivele siperore te rolit ceremonial. Se dyti duke fokusuar burimet e ushtrise kosovare per krijimin e kapaciteteve te specializuara ne detyra te posacme per te cilat eshte vene re nje nevoje ne rritje nga ushtrite aleate.

Kur flitet per dimensionin ceremonial gjeja e pare qe te vjen nder mend eshte krijimi i nje bande muzikore nje kori apo ansambli te ushtrise me artiste virtuoze. Keto formacione mund te coheshin te jepnin shfaqje pareshtur neper bote per te promovuar Kosoven. Gjithashtu krijimi i njesive te pergatitura enkas per parakalime neper parada qe mund te dergohej ne parakalime jashte shtetit si ai i 14 korrikut ne Paris berjen e rojes se nderit prane institucioneve apo revisten e nderit ne rastin e vizitave shteterore do ti jepte nje hijeshi dhe solemnitet te theksuar protokollit apo festave te shtetit te Kosoves. Ceremonite e dikurshme te TMK-se i jepnin goxha seriozitet institucioneve te Kosoves nderkohe qe sot eshte e pafalshme mungesa e pranise se FSK-se ne ngjarje e ambiente publike. Per ti bere akoma me mbreselenese njesite ushtarake te dedikuara per ritualet duhet te jene te pajisura me arme e uniforma terheqese mbase edhe me kostume popullore si ai i Rugoves. Duhet te kene ne gjirin e tyre nje regjiment kaloresish si dhe nje bateri artilerie per te mundesuar pershendetjen me 21 te shtena topi ne raste te vecanta si vizita funerale apo festa shteterore.

Ne kuader te theksimit te dimensionit ceremonial te ushtrise do ishte e volitshme te krijohej nje skuader e fluturimit akrobatik e cila te dergohej neper panaire gara shfaqje dhe festa jashte shtetit si ambasadore e Kosoves. Duke trajnuar pilote te rinj e duke blere avione te vegjel te specializuar ekstra te cilet jane relativisht te lire mund te krijohej nje skuader aeronautike e tille si Halcones e Kilit apo Silver Falcons e Afrikes se Jugut qe marrin pjese ne shfaqje e festa te panumerta anembane botes duke shpalosur ne ajer ngjyrat e flamurit te vendit te tyre.

Ne rastin e profilizimit te ushtrise kosovare ekskluzivisht per detyra te vecanta duhet pasur parasysh idene e ndarjes se punes brenda NATO-s. Ushtrite e vendeve aleate te Kosoves jane te strukturuara kryesisht per skenare te Luftes se Ftohte dhe kane veshtiresi per tiu pershtatur shpejt sfidave bashkekohore si pasoje e permasave te medha qe kane ushtrite dhe sepse ushtaraket ne keto vende kane peshe te madhe dhe jane konservatore. Te tilla jane ballafaqimi me terrorizmin lufterat kibernetike guerile biokimike etj. Ne kete rast mungesen e permasave te medha dhe te tradites se konsoliduar te ushtrise Kosova mund ta shnderroje ne avantazh duke ndertuar nje ushtri fleksible te specializuar per probleme nevralgjike duke mbushur boshlleqet qe lene ushtrite tradicionale te NATO-s.

Keshtu per shembull duke shfrytezuar edhe pervojen e UCK-se Kosova mund te krijoje njesi luftarake te specializuara per te vepruar ne kushte malore. Ekspertiza e madhe per lufte alpine nga Sllovenia apo Pakistani i beri keto vende vecanerisht te dobishme per SHBA-ne dhe aleatet e tjere ne parapergatitjet per te luftuar maleve te Afganistanit. Krahas kesaj duhet qe Kosova te krijonte forca cilesore te specializuara ne zbulim snajpere beteja ne terrene urbane mbrojtje personalitetesh luftime trup me trup apo ne distance te afert CQB. Zoterimi i forcave speciale te pakta por shume efikase do tu jepte trupave kosovare ne misione shumepaleshe me shume reputacion e respekt sesa reparte me shume ushtare te armatosur rende.

Lufterat ne Irak dhe Afganistan kane nxjerre ne pah probleme qe lidhen me ceshtje logjistike te prapavijes transportin komunikimin si dhe me ndertimin dhe administrimin e kampeve per trupa apo refugjate duke e bere te vyer zoterimin e kapaciteteve per keto probleme. Po ashtu forcat aleate gjenden te dislokuara gjithnje e me dendur ne teatro lufte te largeta dhe hasin veshtiresi te medha ne komunikimin me popullsite vendase. Ushtria kosovare do fitonte nje rendesi te vecante nese do te angazhonte e trajnonte personel per te njohur gjuhe e kultura te vecanta si ato arabe perse ose pashtu. Me pak fjale nese ushtria e Kosoves investon dhe specializohet per sfida te tilla bashkekohore jo vetem qe ka per tu shnderruar ne aset per aleatet por ka per ta bere prestigjioze ne nivel boteror uniformen ushtarake te Kosoves.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›