Llazi Serbo dhe vetevrasja si dukuri sociale
Humbja tragjike e aktorit te madh te skenes dhe ekranit Llazi Serbo nje nga me te dashurit e autorit te ketyre radheve pertej dhimbjes se perbashket eshte nje rast qe pervec homazhit per humbjen te diskutojme shoqerisht per problemin social te zgjerimit te epidemise se vetevrasjes dhe humbjes se vleres se jetes se njeriut. Pavaresisht shkaqeve personale apo motiveve sociale qe e shtyjne njeriun drejt aktit vetevrases njeriu ben nje c vleresim te pajustifikuar te vleres se saj. Llazi Serbo ishte artist i shquar. Por nuk eshte vetem ai qe ka bere kete akt. Por shqetesues eshte mendimi semplist qe qarkulloi ne menyre naive ne mediat tona qe duke interpretuar kete precedent dhe duke u munduar qe te gjeje shkaqet e tij ndikoi negativisht ne perceptimin e aktit personal te aktorit te madh. Nuk mund te jete rasti Serbo argument i mjaftueshem per median per te ndikuar qe opinioni publik te mendoje gabimisht se vetevrasja eshte dukuri me shume e lidhur me njerezit qe kane pasione artistike dhe krijuese te vecanta apo me njerezit qe pesojne vakum ekzistencial pas nje pune te madhe dhe krijimtarie te suksesshme.
Statistikat sociale tregojne se vetevrasja ne shoqerine tone eshte bere dukuri qe po zgjerohet. Nga pikepamja sociale demografike dhe tipologjike nuk ka ndonje prerje te sakte apo shtrese te perzgjedhur qe eshte nen sindromen e kesaj patologjie. Ne shoqerine tone kane filluar te vetevriten edhe te rinj dhe te moshuar burra dhe gra adoleshente edhe pleq artiste dhe njerez te zakonshem te punesuar dhe te papune nga qytetet metropolitane dhe nga zonat e thella rurale. Kjo strukture sociale dhe demografike e vetevrasjeve ne Shqiperi tregon se jeta jone moderne ka dicka qe nuk lidhet aq shume me moshen origjinen prirjet profesionale dhe situaten ekonomike dhe sociale sesa me aftesite e njeriut per te menaxhuar jeten e vet duke e kaluar ate me sukses neper dallget pa fund te saj.
Pse eshte zgjeruar kjo joshje irracionale nga vdekja per disa njerez sidomos kur kane vakume shpirterore apo probleme sociale dhe personale kur jane ne veshtiresi ekzistenciale Pse ky veshtrim pesimist i jetes qe disa njerez i con tragjikisht te mohojne me lehtesi jeten dhe te bien ne dashuri me vdekjen Natyrisht vetevrasjet jane individuale dhe per to ka shume arsye personale apo sociale materiale apo shpirterore. Por une si sociolog do te kisha deshire qe problemit ti shkojme pak me thelle per te vleresuar jo vetem ontologjine por dhe fenomenologjine e vetevrasjeve. Kjo do te thote se duhet se pari te merremi me zbulimin e shkaqeve sociale qe jane thelbesore dhe ne natyren e jetes moderne. Koha dhe jeta eshte bere shume e veshtire dhe e pasigurt per disa qe nuk jane ne gjendje te gjejne rrugen apo qe e humbasin ate. Qe te jesh i plotesuar i suksesshem i vetemjaftueshem ne kete jete duhet guxim dhe force individuale. Vetevrasja buron se pari te motivet e dobesise personale eshte ne thelbin e natyres se njeriut qe mposhtet para veshtiresive te jetes dhe qe per pasoje ben flirt tragjik me vdekjen duke i falur asaj padrejtesisht jeten gjene me te shtrenjte qe i ka dhene Zoti.
Padyshim jeta moderne eshte bere e veshtire e ftohte e komplikuar individualiste dhe anomike. Njerezit kane prirje individualizmi tjetersimi mbylljeje ne vetvete. Ata jane ne gare per sukses te frikesuar cdo dite perballe disfates dhe deshtimit personal te kapluar nga gara dhe ambicia te pakenaqur as me ekzistencen as me ekzistuesen personale. Jeta moderne eshte larguar nga natyra romantike sociale dhe kolektiviste dhe shume parime te saj me shume jane parime te organizimit mekanik te jetes. Ky fakt eshte shkaku kryesor qe po i deprimin disa njerez qe ende nuk kuptojne te vertetat dhe thelbin e jetes moderne. Nuk jane te qarta aq shume sa ne te kaluaren dallimet e marredhenieve njerezore te cilat nganjehere me shume se marredhenie njerezore te ngrohta jane bere marredhenie mekanike te sendeve te ftohta.
Te gjitha keto ndryshime kane efekte te caktuara te ndryshme dhe te diversifikuara ne jeten e njerezve te ndryshem. Padyshim ajo qe e ben te veshtire vleresimin e shkaqeve te vetevrasjeve eshte fakti se ky akt eshte vendimi me vetjak i mundshem nje vendim krejtesisht unikal. Padyshim fakti qe ne shoqerine tone ka here pas here tentativa te deshtuara dhe vetevrasje te suksesshme te realizuara tregon se shoqeria jone aq sa krijon kushte per siguri lumturi progres dhe sukses per disa po sjell shume deshperim ankth dhe pasiguri per ca te tjere. Vetevrasjet numri i tyre ne rritje nuk eshte vetem rastesi qe lidhet me natyren e individit te dobet pesimist qe i mungon busulla e orientimit pozitiv te jetes personale. Vetevrasja sipas sociologeve te modernitetit eshte se pari dhe ne esence shprehje sociologjike e nje epoke te tronditur.
Koha moderne edhe per ne shqiptaret po behet kohe e veshtire ne te cilen te njeriu mund te perzihen pa e kuptuar efektin degradues ankthi patologjik qe eshte rastesor dhe individual me ankthin social qe eshte thelbesor dhe ne natyren e shoqerise moderne. Vetevrasja ne cdo rast pavaresisht se eshte veprim i mbyllur personal qe me shume lidhet me natyren e ekzistences personale por dhe me natyren misterioze te lirise se njeriut qe ka te drejte te beje cfare te doje me trupin dhe qenien e vet me luften e hapur qe njeriu ben cdo dite me veten te tjeret dhe shoqerine mbetet nje akt me dimension social qe duhet vleresuar pertej arsyeve individuale. Ne kete trekendesh ekzistencial eshte hapesira e fshehur e motiveve qe e cojne njeriun ne vetevrasje te cfaredo lloji dhe natyre qofte. Vetevrasje nuk bejne vetem ata qe kane hall apo bien ne bela sociale apo individuale. Rasti i aktorit te madh Llazi Serbo por dhe shume raste te tjera para tij tregojne se me shume ne gracken e marrjes vullnetare te jetes bien ata njerez qe merren me eksplorimin e cmendur te jetes personale te vetes te jetes ne pergjithesi te kontradiktave te shoqerise ne te cilen jetojme.
Koha moderne po sjell marramendje te thellesive te medha te ekzistences njerezore edhe te njerez me stature kulturore dhe personalitet social te spikatur. Kjo do te thote se nuk jane gjithnje hallet varferia konfliktet apo arsyet e tjera materiale dhe sociale qe i cojne njerezit ne aktin e marrjes se jetes. Perkundrazi rasti i aktorit Serbo dhe i shume te tjereve para tij duhet te na beje te mendojme me ndryshe per shkaqet e kesaj patologjie sociale ne shoqerine tone. Sepse kete e bejne edhe njerez qe jetojne ne rehati apo ne vanitet social qe bejne jete ne qejf dhe e ndiejne veten materialisht te sigurt apo te tjere qe kete akt e bejne se u cenohet krenaria dhe amorpropi. Njeriu modern eshte qenie e komplikuar dhe zbulimi i motiveve personale te vetevrasjes nuk eshte i lehte. Ne kete kategori te vetevrasjeve duket se te njerezit tane qe bejne kete akt para se te ndodhe akti i vetevrasjes fizike ndodh me pare boshatisja e ekzistences dhe shterpezimi i motiveve te shendosha te jetes. Ndaj qe te flasesh per vetevrasjen duhet se pari qe ate te mos e konsiderojme thjesht veprim individual te mbyllur. Ajo eshte dukuri qe ka shkaqe individuale natyrisht por sipas mendimit tim ka me shume shkaqe shoqerore. Duke qene analog me interpretimin dhe shpjegimin sociologjik te dukurise se vetevrasjes dhe te shkaqeve te saj duhet te pranojme pa hezitim se faktet shoqerore nga pikepamja sociologjike duhen shpjeguar me shkaqe shoqerore dhe jo me shkaqe qe vijne nga jashte saj. Jeta moderne ne thelb eshte kjo qe sic e ka karakterizuar filozofi Artur Shopenhauer shume here per njeriun konkret vertitet midis merzise dhe deshperimit dhe qe si rregull krijon stres. Vetevrasjen e bejne njerezit qe nuk mesohen ta administrojne stresin personal dhe nuk menaxhojne deshperimin qe sjell realiteti social. Besoj se ka ardhur koha qe vetevrasjen te mos e shikojme vetem si akt personal apo veprim te personalizuar por ta shikojme me gjere per te kuptuar se cilat jane shkaqet e zgjerimit te saj ne shoqerine tone. Psikologu Alfred Adler ka te drejte kur thote se vetevrasja eshte variant i hakmarrjes dhe ne te njejten kohe nje akuze per shoqerine. A. Adler Shkenca e te jetuarit faqe 138
Vetevrasja vjen nga nje gjykim personal i deformuar por kurrsesi nuk eshte produkt social i determinuar. Ajo nuk buron nga gjykimi i shendoshe social apo individual. Ka ardhur momenti qe familja shkolla komuniteti media dhe opinioni shoqeror te bejne gjithcka munden per te shmangur deformimin e personalitetit mbytjen e njeriut nga pesimizmi kur ai eshte perballe veshtiresive personale apo sociale. Koha kerkon qe me me shume intensitet ne keto institucione sociale ku formohet njeriu te bejme me shume pune konkrete dhe te pergjegjshme per te edukuar te njerezit vecanerisht te te rinjte gjykimin e shendoshe per vleren e paperseritshme te jetes per te frymezuar njerezit tane drejt veprimeve konstruktive dhe orientuar ata drejt rrjedhes se dobishme te jetes personale. Nje gje eshte e sigurt nga pikepamja sociologjike. Treguesit e vetevrasjes ne nje fare menyre i pergjigjen faktit social qe tregon nivelin e integrimit te njerezve ne jeten shoqerore ne komunitetin e tyre social miqesor dhe profesional. Nese njerezit izolohen shkeputen nga jeta margjinalizohen nga njerezit atehere njeriu humbet ndjesine e vleres dhe qellimit te jetes personale. Ndaj kur analizojme vetevrasjet shkaqet dhe motivet personale te realizimit te ketij akti vetjak por thelbesisht antisocial duhen pare jo thjesht statistikat por duhen bere analiza cilesore te shkaqeve sociale dhe personale te ketij akti qe jane te shumta te perziera dhe kontroversale. Ne tani duhet te bejme analiza sociale korrelacionale te lidhjes se vetevrasjes me pesimizmin papunesine vetmine varferine perdorimin e drogave dhe alkoolit duke e pare vetevrasjen jo vetem si akt personal por edhe si sjellje sociale.