Kur legaliteti farketohet me flake
Eumlshte fatkeqesi qe ende pas dy dekadash te shtrohen keto pyetje ne ndertimin e demokracise alla-shqiptarce. Por realiteti i politikes se sotme kalon fatkeqesisht dhe fantazite e cdo legjislatori dhe mundesise qe nje norme juridike te rregulloje raportet e se ardhmes sepse kjo e ardhme nuk ndertohet sipas nje programimi normal te shoqerise dhe politikes por pershkohet prej nje patologjie te thelle e kaq te paparashikuar prej askujt. Duket sikur me pseudodemokracine tone ndodh gjithcka nga ajo qe nuk duhet te ndodhe ne nje shtet vertet demokratik. Pergjigjet normalisht per kete diagnoze te rende nuk mund te jene vec nje terapi e pergjithshme dhe e mirestudiuar dhe jo mjekime lokale aq me keq me djegie apo amputime te ndryshme si doktor Allamudi.
Nuk mund te lere indiferent askend dhe aq me pak nje operator te se drejtes nje aventure e KQZ- se per te djegur kutite e votimit. Normalisht eshte nje nevoje permanente e demokracise qe cdo akt publik te kete nevoje per nje motivacion te qarte dhe te kuptueshem ku shpjegohet epersia e nje instrumenti dhe jo nje tjetri per realizimin e se mires publike dhe sakrifikimit te interesave te ndryshme pasi eshte bere nje ponderim i ketyre me interesin primar.Per te vijuar arsyetimin eshte e kuptueshme qe ajo e cila sakrifikohet eshte padyshim mundesia per transparence e zgjedhjeve politike ne emer te nje te mire publike qe ne rastin konkret do te ishte venia ne dispozicion e kutive per zgjedhjet e reja. Ne radhe te pare nuk kuptohet mire se cila eshte ne fakt e mira publike paresore ne kete rast dhe per dike si Bosch apo cdo person i pajisur me bonsens problemi nuk shtrohet fare kur deklaron se fare mire kutite mund te blihen te reja.
Nga ana tjeter cdo sofizem patetik mbi aplikimin korrekt dhe rigoroz te nje neni te Kodit Zgjedhor duhet te beje llogarite me faktin se ai nen nuk eshte nje nen i izoluar si ishull brenda kodit ashtu sikunder dhe vete Kodi Zgjedhor i nenshtrohet nje interpretimi sistematik me gjithe sistemin juridik ne pergjithesi. Keshtu eshte e kuptueshme qe nuk disponojne te njejten force urdheruese p.sh. nenet per perberjen e KQZ-se dhe neni 178/6 per qe parashikon djegien e kutive pasi kjo e fundit eshte thjesht instrumentale per mbarevajtjen e zgjedhjeve te ardhshme dhe nenkupton nje proces te ezauruar tashme. Krejt e kunderta per sa i perket asaj qe ka ndodhur ne Shqiperi ku ka ende nje konflikt qe ka prekur jo vetem aktoret politike ne gare por dhe shoqerine civile qe ka ndermarre hapa per nje rishikim te tyre me ane te referendumit por dhe institucional ku dhe vete Prokuroria e Republikes ka ne vazhdim ceshtje te hapura ne kete drejtim. Cdo shkaterrim apo djegie e tyre normalisht do te pamundesonte ne radhe te pare aktivitetin e akuzes se Shtetit e cila mbrohet po me ligj te drejten per referendum qe mbrohet po me ligj do te minonte ne menyre te pakthyeshme besimin qytetar te politika si dhe urat e bashkepunimit mes forcave politike aq te deshiruara per aspiratat europiane te ketij vendi.
Pyetja ngrihet natyrshem perse kjo nderhyrje e tanishme per te zgjidhur nyjen gordiane shqiptare Vertet mendohet se per te ndertuar legalitetin e nje Shteti qe per tu legjitimuar ka nevoje per injeksione periodike te jashtme tani e gjen shpetimin e vet nepermjet nje akti banal si djegia dhe jo te transparenca Etja gjithmone e me shume per transparence eshte karakteristike e vendeve demokratike drejt te cilave kemi drejtuar timonin e anijes sone qe ecen mbrapsht sidomos tani qe kesaj te drejte i vijne ne ndihme dhe teknologjite e reja. Si eshte e mundur p.sh. qe ne fillimin e procesit u propagandua si fitore instalimi i kamerave per monitorim te procesit dhe rritje te transparences ku ne perfundim te tij kjo perkujdesje ndaj transparences mbeti perseri ne pragun verbal dhe rendesia e saj papritur u zbeh Me gjithe pararojen e BE-se dhe vendeve anetare ne lidhje me zgjerimin e kesaj te drejte emblematike dhe domethenese eshte fakti i ngritjes se nje komisioni te vecante per hartimin e Kushtetutes se re Europiane qe kishte per detyre thjeshtimin e instrumenteve te BE-se dhe rritjen e transparences brenda saj. Kjo te ben te mendosh se gjithcka nis pikerisht te transparenca per ti mundesuar realisht qytetarit pjesemarrjen politike ne vend. Si mund te kete pjesemarrje te qytetarit pa kuptuar si mund te kritikosh apo te promovosh nese nuk kupton si mund te kuptosh nese nuk sheh packa se dikush cirret e betohet se gjithcka shkon mire e per bukuri sipas planit te kujt Ndoshta nuk do ishte me mire nese ne kete perfundim te arrinte vete qytetari duke i dhene atij mundesine thjesht te shohe e me pas te kuptoje se cfare po ndodh ne kete vend duke pasur parasysh se sensibiliteti dhe ndergjegjesimi i qytetarit shqiptar per te drejtat e tij nuk eshte ende ajo e fillimit te viteve 90. Kjo ne fakt perben zemberekun e funksionimit te nje rendi demokratik garancine kryesore per realizimin apo jo te te drejtave te qytetarit ne kontraten e tij me shtetin e per kete arsye nuk eshte domosdoshmerisht e nevojshme qe kjo te shkruhet ne ndonje akt formal juridik. Por duke u nisur nga ajo frika e mesiperme eterit tane kushtetues me porosi te miqve tane nderkombetare e kane parashikuar me dispozita jo te thjeshta por kushtetuese kete instrument kontrolli qytetar sic eshte neni 23. Ne kete menyre merr pergjigje shqetesimi se nuk ekziston nje rregullim juridik per realizimin e transparences duke shtuar akoma se si parim i pergjithshem kushtetues transparenca ne fakt duhet te pershkoje organizimin dhe funksionimin e shtetit demokratik dhe te gjithe makines shteterore. Aq e vertete eshte sa me argomentum a contrario cilesohen vetem ato fusha ku transparenca per qellime madhore mund te anulohet apo te pezullohet per ne nje kohe te dyte. Keshtu rezultati i votimit nuk perben ndonje sekret shteteror por perkundrazi perben nje akt publik publik domain sepse u atribuohet gjithe qytetareve duke konsideruar dhe ata qe nuk kane votuar. Kjo e drejte krijon si ane tjeter te medaljes detyrimin kushtetues qe gjithe administrata e shtetit te mundesoje realisht kete te drejte te qytetarit me nderhyrje normative dhe operative ashtu sikunder veprohet me te drejta te tjera kushtetuese. Nese kjo e drejte e qytetarit e shprehur ne nenin 23 ka per objekt aktivitetin e administrates shteterore a fortiori vlen per kontrollin e nje akti qe konkretizon te drejten primare si qytetar sic eshte e drejta e votes. Nuk eshte asnjehere e tepert te kujtosh cfare parashikon Kushtetuta jone ne nenin 2 dhe 3 se Sovraniteti ne Republiken e Shqiperise i perket popullit dhe ky ushtrohet nepermjet perfaqesuesve te vet. Por ushtrim i kesaj te drejte nenkupton ne radhe te pare premisen qe ky vullnet ekziston realisht per krijimin e raportit te perfaqesimit. Do te ishte njesoj sikur nje kontrate perfaqesimi me nje person fizik te merrte jete pavaresisht vullnetit te shprehur prej tij dhe kjo kontrate ti mbahej e fshehur apo dhe me keq te digjej ndersa perfaqesuesi vazhdonte te kuronte interesat e te perfaqesuarit. Ndonese lemi i ketyre raporteve eshte i ndryshem logjika qe i bashkon pasi e drejta eshte produkt i saj eshte e njejte dhe nenkupton instaurimin e nje raporti besimi per te dyja palet. Eumlshte veshtire te mendosh qe nje raport besimi ne radhe te pare mund te krijohet larg transparences dhe me pas te mund vazhdoje ne nje klime plot dyshime dhe pasiguri.
E pra eshte e qarte dhe e kuptueshme qe ajo cfare politika duhet te beje ne kete vend eshte te riktheje besimin qytetar se ata qe zgjidhen jane zgjedhur realisht prej tyre dhe jo emeruar e me tej te garantoje se te perzgjedhurit kurojne me ne fund te miren publike e keto perpjekje te tyre te kryhen ne transparence te plote ndaj atyre qe i kane zgjedhur perkohesisht per kurimin e interesave te tyre. Pavaresisht se ketu duket kaq e veshtire ne pamje te pare ky nuk perben nje pretendim absurd apo utopik per tu realizuar pasi ne familjen europiane ky eshte nje realitet i zbatuar prej tashme shume kohesh.
Cdo tentative ne drejtim te kundert do te ishte nje shigjete helmuese ndaj demokracise sone te brishte dhe hedhjes se nje mbulese te re trishtimi kolektiv ku perseri pas 13 viteve ne kete vend triumfon djegia dhe mashtrimi e jo transparenca dhe mirebesimi.