E Shtunë, 31 Tetor 2026

TI: Mungesa e vullnetit politik, pengon luftën ndaj korrupsionit

Mungesa e vullnetit politik, pengon luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Kështu bëhet e ditur në konkluzionet e arritura nga një raport i “Transparence International”, i cili përveç vendit tonë, për të njëjtën gjë, shpreh kritika edhe ndaj Kosovës, Maqedonisë, dhe Turqisë. “Transparency International” bën apel për një implementim më të gjerë të ligjeve anti- korrupsion, në vendet aspirante për në Bashkimin Europian. Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Turqia , duhet të bëjnë më shumë për të garantuar impelmentimin më efektiv të ligjeve anti- korrupsion. Raporti u bën thirrje qeverive përkatëse, të rrisin kapacitetet dhe aftësitë dhe të përmirësojnë qeverisjen në institucionet më të rëndësishme. " është i domosdoshëm një vullnet më i fortë politik, për tu përballur me problemet e korrupsionit në këto vende. Funksionimi i reformave anti korrupsion, do të siguronte një proces më të besueshëm aksesi në union dhe një mbështetje më të madhe nga vendet anëtare- thotë Jana Mittermaier, kreu i zyrës Liasion në Transperence international. Procesi i hyrjes në Bashkimin Europian, kërkon angazhim shumë më të madh të këtyre vendeve, që duhet të përballen me standarte më të larta financiare, ekonomike, sociale dhe politike- thekson raporti. Kjo, përfshin progresin edhe në fushën e anti korrupsionit dhe një qeverisje të mirë. Raporti përmend në veçanti kritikat dhe rekomandimet për secilin vend të përmendur. Për Shqipërinë thuhet se hendeku i vaahdueshëm midis partive politike, ka penguar reforma të rëndësishme gjatë dy viteve të fundit. Sistemi gjyqësor ka nevojë për reforma për të garantuar pavarësinë, përgjegjësinë dhe profesionalizmin e gjyqtarëve. Në këtë rast, kërkohen kritere precize, për vlerësimin dhe përzgjedhjen e gjyqtarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›