E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha PS te beje propozimet per Kodin e ri

Kryeministri

Kryeministri Berisha e ktheu dje vemendjen te reforma zgjedhore duke e riftuar opoziten qe pas perfundimit te administrimit te procesit zgjedhor per zgjedhjet e 8 majit. Ne mbetemi te angazhuar per nje hapesire te plote ne reformen zgjedhore per tu dhene perparesi ne kete reforme propozimeve te opozites per adresimin e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it deklaroi Berisha duke shtuar se keto rekomandime synojne qe ne pjesen me te madhe te tyre te reformojne KQZ-ne. Ashtu si dhe me pare Berisha deklaroi dje se opozita do te kete perparesine ti hartoje vete keto amendamente Mendoj se kjo eshte fryma e kompromisit maksimal e koncesionit maksimal qe i sherben vendit theksoi Berisha. Po keshtu ai permendi edhe nevojen qe procesi i numerimit ne zgjedhjet e ardhshme te ishte elektronik. Mbetem i bindur se numerimi elektronik i votave do te ishte pergjigjja me e shkelqyer e disa diskutimeve te panevojshme. Qeveria eshte e gatshme te vendose ne te 4700 qendrat e votimit sistemin me te sigurt dhe me te mire elektronik qe ekziston ne ndonje vend deklaroi Berisha duke shtuar se kjo lloj forme votimi ishte plotesisht e realizueshme ne vendin tone. Sipas Berishes keto ndryshime kerkonin edhe 3/5-tat e votave ne Parlament dhe per kete arsye opozita duhet ti merrte parasysh keto oferta dhe te jepte kontributin e saj. Po keshtu dje Berisha pershendeti edhe mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian ne Luksemburg duke siguruar se qeveria qe ai drejton do te respektoje vendimet e gjykatave shqiptare. Kjo qe po ndodh ne Shqiperi eshte deshmi e pakundershtueshme e funksionimit te shtetit ligjor. Ka qene dhe bindja ime e palekundur qe ky shtet ne kete vend eshte shume here me i forte nga cmund ta mendojne nga cmund ta vleresojne skeptiket. Kete po e fakton ne cdo hap. Ndaj dhe presim perfundimin e ketij procesi ne kuader teresor institucional deklaroi Berisha duke kerkuar qe dhe opozita te respektonte vendimet e gjykatave per procesin zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›