E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabaku Kutia u thye nga vezhguesja e PS-se

Selia blu

Partia Demokratike akuzoi dje nje vezhguese te Partise Socialiste per tentativa manipulimi gjate procesit te numerimit te votave dje ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Kryetarja demokrate e Keshillit Bashkiak te Tiranes Jorida Tabaku deklaroi dje per mediat se kryetari i PS-se Edi Rama duhet ti lere menjane akuzat per manipulim kutish ne KQZ-se sepse i vetmi rast per dyshime ishte ai qe ndodhi me vezhguesen e PS-se. Sot Edi Rama akuzoi KQZ-ne per manipulim te procesit. Nuk ka manipulime. Pervec faktit se sot sic e ka pare i gjithe publiku nje vezhguese e Partise Socialiste tentoi te manipuloje procesin duke thyer nje kuti votimi. do shqiptar ka pasur mundesine ta shohe numerimin drejtperdrejt ne TV deklaroi Tabaku ne nje dalje per mediat. Sipas Tabakut KQZ nuk po vepron nen urdhrat e Berishes por nen urdhrat e Kolegjit Zgjedhor mbi kerkesen e bere nga vete Partia Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›