Kundershtohet kerkesa gjermano- franceze per ndryshimin e Paktit te BE-se

Marreveshja e arritur midis Gjermanise dhe Frances per Paktin e Stabilitetit te euros ka shkaktuar shqetesime te medha ne Bashkimin Evropian. Disa ministra te jashtem thane se eshte e veshtire te behenndryshimet e kerkuara te Paktit. Ndryshimet kerkojne qe te hiqet e drejta e votes ne rastet per shembull te vendeve qe kane ne menyre kronike deficite te buxhetit. Ministri i jashtem gjerman Guido Westerwelle pranoi se propozimi per ndryshime u diskutua ne menyre kontroverse. Megjithate ne jemi te mendimit se ne kemi te drejte te kerkojme qe dikush qe nuk i permbush detyrimet nuk duhet te kete me te drejten qe te thote Te drejtat e mia vazhdojne te mbeten ato qe kane qene. Kush kerkon te drejten duhet te plotesoje edhe detyrimet.
Shtetet nuk duan ndryshimin e Paktit
Per idene e ndryshimit te Paktit ministri i Jashtem cek Karel Schwarzenberg mendon do gje eshte e mundur ne kete bote por mbase dhe nuk eshte e mundur. Kjo ceshtje i takon vecanerisht Komisarit te BE-se per ceshtjet institucionale Maros Sefkovic Ne salle ndihej deshira e qarte qe te veprohet me kujdes dhe mencuri dhe te provohen te gjitha mundesite ne menyre qe te pengohet zhvillimi i nje debati institucional shume te veshtire.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift E ngarkuara e BE-se per politiken e jashtme Catherine Ashton dhe ministri i Jashtem finlandez Alexander Stubb
Realizimi i Paktit te Lisbones kerkoi disa vjet deri sa te aprovohej nga te gjitha vendet. Askush nuk deshiron ta perserise nje torture te tille. Por qeverite kane edhe nje problem tjeter. Jean Asselborn minister i Jashtem i Luksemburgut te vogel shikon ne marreveshjen e arritur ne menyre te ndare nga Gjermania dhe Franca nje kthim ne shekullin e 19-te qe shkakton tek ne nje ndjenje jo te mire. Problemi qe kam une eshte se eshte duke u vepruar me shpate ne dore duke thene Pakti do te ndryshoje atehere do te duhet qe te bindeni do te duhet te veproni keshtu. Nese nuk veproni keshtu atehere ne largohemi dhe atehere do te shihni cfare do te ndodhe me euron. Ne jemi shume te gezuar qe kemi Gjermani pare kjo nga pikepamja politiko- ekonomike megjithate Evropa duhet te jete me shume se kaq. Duhet te jete shume me teper se sa tregimi i forces ekonomike dhe kalimi i forces ekonomike mbi ate qe kerkohet te arrihet politikisht.
Serbia shperblehet
Ministrat e Jashtem morren ne Luksemburg vendim qe tia kalojne Komisionit te BE-se kerkesen e Serbise per antaresim. Ne kete menyre ata do ta shperblejne Serbine per fillimin e dialogut me Kosoven. Para veres qeveria serbe vazhdonte te refuzonte dialogun sepse e shihte Kosoven si province serbe. Kryeministri serb dhe presidenti i Keshillit Steven Vanackere theksoi megjithate se Beogradi duhet te beje shume me teper se kaq. Njekohesisht ne kerkojme qe kjo te mos ndryshoje gje ne shpresen e komunitetit nderkombetar dhe vecanerisht te Bashkimit Evropian qe Serbia te bashkepunoje plotesisht me Gjykaten Nderkombetare te krimeve te luftes ne ish -Jugosllavi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i jashtem belg Steven Vanackere
Kjo do te thote se Serbia duhet te arrestoje kriminelet e kerkuar te luftes Ratko Mladic dhe Goran Hadzic dhe tia dorezoje ata Gjykates se Hages. Shume vete besojne se Serbia deri tani i ka fshehur ata.
Kuba shperblehet
Vanackere hedh edhe idene e afrimit te BE-se me Kuben. Kuba ka liruar nga burgu disa opozitare. Pervec kesaj Parlamenti Evropian i dha mimin Saharov disidentit kubanez Guillermo Farias duke treguar serish per shkeljen e te drejtave te njeriut ne Kube. Vanckere tha se nga qeveria e Havanes pritet me shume. Tani priten rezultate. Njeriu nuk ka pse te jete naiv. Ajo cka eshte njoftuar se do te behet duhet te behet. Por ne mendojme se cdo hap pozitiv duhet vleresuar.
Qeveria socialiste spanjolle kerkon normalizimin e marredhenieve te BE-se me Kuben. Shumica e shteteve evropiane kane qene deri tani kunder dhe presin qe Kuba te hedhe edhe hapa te tjere.
Autor Christoph Hasselbach/ Aida Cama
RedaktoiVilma Filaj- Ballvora