Ëndrrat e Beatrix
Express: Sapo e keni përfunduar këngën e re ‘Dreams come true’, si mendoni se do pritet?
Beatrix: “Dreams Come True” është kënga ime e fundit qe kam lansuar, e kam publikuar në YouTube para disa ditëve dhe është pritur shumë mirë nga fansat e mi, dmth deri tani kam marrë shumë komente pozitive, edhe pse këngës nuk i është realizuar akoma videoklipi. Tani që kam mbaruar dhe shkollën, kam më shumë kohë të lirë dhe po përgatitem avash me veshjet, idetë, me të gjitha me pak fjalë!
Express: Kënga është kënduar në anglisht, pse?
Beatrix: Teksti në gjuhën angleze më ka pëlqyer jashtë mase, që kur e kam lexuar për herë të parë. Ka një temë shumë të veçantë dashurie, ku besoj se shumë vajza mund ta gjejnë vetën në të. Gjithmonë kam pasur dëshirë të kem një këngë në anglisht. Nuk është ky i vetmi fakt që kënga është bërë në versionin anglisht. Si çdo artist tjetër dhe unë kam dëshirë që kënga të depërtojë edhe jashtë të Kosovës dhe Shqipërisë, ku i dihet fatit!
Express: Kënga flet për ëndrrat që bëhen realitet, cilat janë ëndrrat e Beatrix?
Beatrix: Ëndrrat e mia, hmm… kam shumë ëndrra, njëra ndër ëndrrat e mia më të mëdha është MTV , kam shumë dëshirë që në të ardhmen, duke punuar fort, të bëhem një artiste e madhe ndërkombëtare.
Express: Me kë keni bashkëpunuar në këtë këngë?
Beatrix: Kënga është një produksion i Enis Preshevës, tekstin anglisht e ka shkruar një amerikane Ja’Shayla dhe tekstin shqip e ka shkruar Big Basta
Express: A mendon se do ketë me shumë suksese kjo këngë sesa tjerat, ngase është e kënduar në gj. angleze?
Beatrix: Nuk e di, unë shpresoj të ketë sukses. Deri tani është pëlqyer shumë, edhe pse është në gjuhën angleze dhe pa videoklip. Por, është shumë e dëgjuar dhe kërkohet nëpër radio të ndryshme!
Express: A do të vazhdoni të këndoni në gjuhën angleze?
Beatrix: Patjetër që po. Po punoj shumë që në të ardhmen të sjell këngë të bukura dhe në gjuhë të huaj për fansat mi!
Express: Synoni karrierë ndërkombëtare?
Beatrix: Siç e përmenda edhe më lart, normalisht që synoj edhe për karrierë ndërkombëtare. Unë po punoj shumë për këtë, por gjithçka varet nga fati P. S ku i dihet jetës, zakonisht në jetën e përditshme jam një vajzë me shumë fat!
S’ngutet për album
Beatrix ka thënë se për momentin është duke punuar më shumë që të bëjë të njohur emrin dhe imazhin e saj si këngëtare, duke krijuar stilin e saj. “Nuk dua të ngutem për album. Avash avash pak më vonë, pse jo . Por, dua të krijoj diçka të mirë.
Ajo nuk bën dot dallimin mes publikut në Kosovë dhe Shqipëri. “ Nuk shoh dallim, të gjithë jemi shqiptarë’.
Argjentinën s’e ka konkurrente
Beatrix, e cila ka vajzë të dajës këngëtaren Argjentina Ramosaj, thotë se nuk e ka konkurrente për shkak se kanë stile të ndryshme. “ Pra, nuk e shohim njëra-tjetrën si konkurrente. Dëshirat tona janë që ta shohim njëra-tjetrën sa më lart jo vetëm në karrierën muzikore, por edhe në aspekte të tjera!”.