E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalimi i perimeve të BE-së, shtyn anëtarësimin e Rusisë në OBT

Ndalimi i importit të perimeve evropiane nga ana e Rusisë, pas shpërthimit bakterial të E.Colit, i ka komplikuar përpjekjet për përfundimin e bisedimeve në lidhje me kërkesën e Moskës që t`i bashkohet Organizatës Botërore te Tregtisë, ka thënë komisioneri për Tregeti i BE-së, Karel De Gucht.

Ai ka hedhur dyshimet se mund të bëhen përparime në ditët e ardhshme, pasi BE po përballet ende me ndalesën totale të importit të perimeve evropiane.

“Kjo nuk është një gjë e vogël. Kjo që po e bëjnë rusët është plotësisht e papranueshme dhe nuk do ta pranojmë. Shpresoj se në ditët e ardhshme kjo çështje do të zgjidhet”, ka thënë De Gucht.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›