E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet që ATK të parandalojë ekonominë joformale

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 21:00

Ministri i Financave, Bedri Hamza gjatë një vizite që ka zhvilluar të martën në Administratën Tatimore të Kosovës është njoftuar nga drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni Behxhet Haliti, me progresin e deritanishëm të ATK-së, si dhe të arriturat në mbledhjen e të hyrave.

Në këtë rast ministri i Financave, Bedri Hamza e ka vlerësuar punën e deritashme të Administratës Tatimore dhe ka kërkuar nga drejtuesit e këtij institucioni që të bëhet trajtimi i barabartë i të gjitha bizneseve.

Ai njëkohësisht kërkoi që ATK të vazhdojë me këtë përkushtim në respektimin e ligjit, mbledhjen e të hyrave dhe gjithashtu, parandalimin e ekonomisë joformale.

Ndërsa drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti tha se përkrahja e Ministrisë së Financave dhe në veçanti e ministrit Hamza ka rezultuar në realizimin e synimeve të parashtruara ndaj ATK-së.

Ai premtoi që ATK do të vazhdojë përkushtimin për të luajtur rolin kryesor në mbledhjen e të hyrave për Buxhetin e Kosovës.

Bëhet e ditur se në këtë takim janë diskutuar të arriturat në gjashtëmujorin e parë, si dhe për objektivat dhe planet e Administratës Tatimore, për gjysmën e dytë të vitit 2011.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›