Deshmon e dashura Lul Berisha ne makinen e ish-deputit te PD
TIRAN- Fiorentina Kotorri e njohur si ish-e dashura e te akuzuarit si kreu i bandes se Durresit njekohesisht vajza qe zbuloi vend strehimin e Lulezim Berishes ne Maqedoni diten e arrestimit ne prill te 2006 deshmoi dje para gjykates lidhjen 4- vjecare me te pandehurin udhetimet jashte Shqiperise dhe levizjen ne vendin tone me autoveturen e nje deputeti. E thirrur me cilesine e deshmitares se akuzes Kotorri deshmoi dje ne seancen e 145 gjyqesore ndaj 15 te pandehurve te Bandes se Durrresit duke i treguar peseshes gjykuese se ishte ajo qe bashke me te pandehurin shetisnin neper qytetin e Durresit me autoveturen e blinduar te nje ish-deputeti te Partise Demokratike. Nuk e di se me cfare pune merrej Lulezim Berisha une kisha nje lidhje disa vjecare me te dhe per te tjerat nuk interesohesha. Shpesh dilnim bashke me nje veture per te cilen Luli me pati thene se ishte e nje deputeti. Nuk e di cfare marke ishte- tha Kotorri duke mos dhene detaje tjera ne lidhje me emrin e deputetit dhe marken e automjetit me te cilin ata kishin udhetuar mjaft here.
Por burime te prokurorise sqaruan per Shekullin se vetura per te cilen foli ne gjyq deshmitarja Kotorri eshte makina e blinduar e markes Mercedes-Benz SEL qe ne vitin 1998 ka qene ne pronesi te nje deputeti te Partise Demokratike te asaj kohe. Ajo mesohet se ishte blere nga nje kompani private e sigurimit fizik ku babai i te pandehurit ishte i punesuar me detyren e pergjegjesit te sigurimit te kesaj kompanie qe kryente hoqerimin e mjeteve te bankave qe transportonin leket. Pikerisht me kete automjet ka qene duke qakulluar ne vitin 2006 Lulezim Berisha kur ne mars te atij viti ai i ka shpetuar edhe nga nje atentat me antitanke dhe arme automatike. Ne vazhdim te deshmise se saj Kotorri shpjegoi se ishte njohur me Lulezim Berishen qe nga viti 2002. Ne disa raste kur kemi dale kam vene re se Luli mbante me vete nje pistolete ne brez apo ne makine. Nderkohe gjate bisedave rutine e kam pyetur per arsyen e ndarjes me Klodian Saliun.
Per kete Luli me pati thene se ishte ndare per sherre te vogla- deklaroi deshmitarja Kotorri perpara gjykates. Sipas saj diten e vrasjes se Klodian Saliut ajo bashke me Lulezim Berishen kishin qene ne Turqi. Diten kur eshte vrare Klod Saliu une dhe Luli kemi qene ne Turqi dhe te nesermen e ngjarjes kemi ardhur ne Shqiperi dhe nepermjet gazetave e kemi marre vesh se eshte vrare Klodian Saliu. Nuk e di kush e ka vrare dhe pse -tha me tej deshmitarja Kotorri. Gjithashtu ajo pranoi se ne prill te vitit 2006 kishte shkuar ne Maqedoni per tu takuar me Lulezim Berishen ku edhe eshte arrestuar i akuzuari si kreu i bandes se Durresit. Ne ate kohe Luli kishte shok Endrit Taullajn dhe disa te tjere emrat e te cileve nuk i kujtoj dhe nuk i mbaj mend si fytyra- tha Kotorri pasi u pyet per shoket e ish-te dashurit te saj. Ne vazhdim deshmitarja e akuzes pranoi se pas arrestimit te Lulezim Berishes e kishte strehuar ne banesen e saj shokun e ish-te dashurit te pandehurin Endrit Taullaj ne ate kohe i shpallur ne kerkim. Per kete strehim jam arrestuar dhe me pas denuar me burg per 8 muaj te cilat tashme i kam mbaruar-theksoi Kotorri ne fund te deshmise se saj dhene para togave te zeza.
Pyeten edhe pese deshmitare te tjere te akuzes
Gjate seances se djeshme gjithashtu para togave te zeza kane deshmuar edhe deshmitaret e tjere te akuzes shtetasit Landi Shahini Elvis Dervishi Elvis Zaiu Suada Broli dhe Evis Labi. Qe te pese deshmitaret nuk dhane ndonje detaj te rendesishem per procesin gjyqesor cka beri qe deshmite e tyre te mos zgjaten shume para Gjykates per Krime te Renda. Njeri nga deshmitaret Landi Shahini qe merret me tregtimin e makinave ishte thirrur per te dhene shpjegime per makinen e tipit Passat qe sipas akuzes i pandehuri Indrit Dokle e kishte blere tek kompania e tij. Para togave te zeza deshmitari u shpreh se gjate ketyre viteve kishte shitur qindra makina dhe se nuk i mbante mend emrat e klienteve. Megjithese prokuroria e pyeti deshmitarin se i kujtohej emri i Indrit Dokles deshmitari Shahini vazhdoi duke u pergjigjur se nuk i kujtohej emrat e bleresve te automjeteve qe ai tregtonte.