E Diel, 1 Nëntor 2026

TIA mbeshtet Berishen Tu hiqet imuniteti zyrtareve

Transparency International ne Shqiperi kerkon ndryshimin e Kushtetutes ne lidhje me heqjen e imunitetit per zyrtaret deputetet ministrat e gjyqtaret. Ne nje deklarate publike per median perfaqesues te kesaj organizate kerkuan mbajtjen e nje seance te jashtezakonshme per shqyrtimin e ceshtjes se imunitetit te deputeteve. Organizatat joqeveritare i drejtohet Presidentit Kuvendit dhe qeverise te ndermarrin procedurat e duhura ligjore. Organizimin e nje seance te jashtezakonshme parlamentare per ndryshimin e Kushtetutes ne lidhje me heqjen e imunitetit si privilegj per deputetet ministrat gjyqtaret dhe cdo drejtues institucioni me qellim hapjen rruge te hetimit per cdo veper penale te kryer prej tyre. Vetem angazhimi retorik dhe deklarativ mbi imunitetin eshte i pamjaftueshem dhe jo ligjor per te thyer barrierat e imunitetit dhe per te hetuar pa vonese e pengese cdo zyrtar te implikuar - deklaroi dje Inesa Hila koordinatore e TIA. Gjithashtu TIA i ben thirrje drejtesise te tregohet e paanshme dhe te mos vonoje ne zbardhjen e cdo akuze ndaj zyrtareve te larte per korrupsion ndryshe nga praktika e deritanishme ku ceshtje te tilla jane lene ne heshtje. Edhe nje here Transparency International ne vazhden e luftes kunder korrupsionit ka ngritur shqetesimin per financimet e paligjshme partiake. Kerkesa e TIA-s vjen pas deklarates se kreu te LSI-se Ilir Meta per te lene imunitetin dhe per tu vene ne sherbim te drejtesise lidhur me videon e pergjimit mes tij dhe Dritan Priftit. Pas Metes reagim pati edhe nga Kryeministri Sali Berisha. Ai deklaroi gjate nje mbledhjeje grupi te PD-se se mazhoranca do te firmose nje dokument ku deklaron lenien e imunitetit. Nese opozita deshmon vullnet per te bere ndryshimet e duhura kushtetuese apo ligjore jemi te gatshem qe neser ti bejme ato ne interesin me te mire te vendit. Eumlshte e domosdoshme qe ministri i Drejtesise ne nje mbledhje te KLD-se te shtroje kete ceshtje lidhur me imunitetin e gjyqtareve prokuroreve ua kemi hequr. Ne kete menyre Shqiperia ben nje hap perpara ne zgjidhjen e kesaj kerkese - theksoi Berisha. Ne sirtaret e Kuvendit prej vitesh tashme jane disa drafte per kete ceshtje por asnjeri prej tyre nuk ka marre miratimin perfundimtar ne Kuvend cka do te conte edhe ne zbatimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›