Video PD Montazhi nga Rama dhe dy ish sigurimsa
Deputetja demokrate Mesila Doda e cilesoi dje montazhin nga Edi Rama te video-pergjimit Meta-Prifti si nje krim te rende ndaj rendit kushtetues. Sipas saj Rama po godet kundershtaret politike me manipulime videosh.
Jam ketu per ti deklaruar Edvin Kristaq Rames bllokmenit cimke apo zoterise 20-perqindesh se manipulimi i videos nga ti per te akuzuar Kryeministrin e vendit perben nje akt kriminal ndaj rendit kushtetues. Me kete veper te rende penale kreu i bllokmeneve deshmon se njelloj si Kristaq Rama i cili firmosi ekzekutimin dhe varjen e Havzi Neles dhe kundershtareve te tjere politike dhe pas renies se Murit te Berlinit Edvini me dy punonjes te vjeter te Sigurimit te Shtetit monton dhe falsifikon video per kundershtaret e tij - deklaroi Mesila Doda deputete e PD-se. Ajo akuzoi kreun e opozites si nje njeri te lidhur me krimin dhe lejet e ndertimit. Me kete veper te rende penale kreu i bllokmeneve te rinj deshmon se njelloj si Kristaq Rama qe firmosi ekzekutimin dhe varjen e Havzi Neles dhe kundershtareve te tjere politike edhe pas renies se Murit te Berlinit Edvini me dy punonjes te vjeter te Sigurimit te Shtetit monton falsifikon video per kundershtaret e tij politike. Nje akt te tille te ulet e ben vetem Edvin Kristaq Rama qe ka persekutuar rrahur dhe mbyllur ne spital psikiatrik nenen e djalit te tij ka zhveshur lakuriq ne plazh gruan qe mori pas saj ka rrahur ne publik gruan e trete ka degdisur te katerten pa nam dhe nishan. Njeriu qe ka nxjerre te emen ne mes te nates te rrahur nga shtepia - u shpreh znj. Doda.