E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIRANE/ Kapet i mituri, vodhi 800 euro

Kapet duke vjedhur nje portofol me 800 euro brenda. Policia e kryeqytetit beri te ditur se rreth ores 17:00, te dy diteve me pare forcat e Komisariatit te Policise numer 3 bene arrestimin ne flagrance te te miturit F. C, 14 vjec, banues ne fshatin Domje disa kilometra larg Tiranes. Sipas policise arrestimi i tij u be pasi me date dy dite me pare, rreth ores 09:30, ne rrugen "Reshit Petrela", ne autobusin e linjes se unazes, eshte kapur duke vjedhur portofolin e nje gruaje, ku brenda kishte rreth 800 euro, 1 varese floriri dhe disa sende te tjera. Gjate ndalimit ne cilesine e proves materiale u sekuestrua shuma e vjedhur, nderkohe qe hetimet e tjera jane duke u bere nga Prokuroria e Tiranes, per akuzen e "vjedhjes".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›