Tirane/ Hetim dy adoleshenteve per vjedhje
Dy adoleshente jane vene nen hetim ne gjendje te lire nga uniformat blu te kryeqytetit pasi jane te dyshuar per vjedhjen e nje lokali ne rrugen "Xhezmi Delli", ne Tirane. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare nga burimet zyrtare te uniformave blu. Sipas tyre, E. M, 16 vjec dhe H. D, 17 vjec, te dy banues ne Tirane, jane te dyshuar per vjedhjen e nje bar kafeje. Kjo gje eshte bere pas nje pune hetimore dhe procedurale nga specialistet e Seksionit te Posacem te Vjedhjeve te tjera. Keta te fundit arriten te bejne dokumentimin ligjor te vjedhjes se lokalit. Dy te rinjte jane proceduar ne gjendje te lire per vepren penale te "vjedhjes" ne bashkepunim.