Lamtumire Artur Pen-it regjisorit qe ndryshoi Hollivudin
Regjisori amerikan Artur Pen vdiq ne New York ne nderrimin e neteve mes se martes dhe se merkures. Sapo kishte mbushur 88 vjec. Kishte lindur ne Filadelfia me 27 shtator te vitit 1922 nga nje infermiere dhe nje orendreqes hebre me orgjine lituaneze. Lajmi u konfirmua per edicionin online te New York Times nga menaxheri i tij Evan Bell qe nuk i specifikoi shkaqet e vdekjes. Ne korrik te vitit te kaluar ishte shtruar ne spital per probleme me mushkerite nga i cili nuk e morri me veten. Vite me pare ishte ndare edhe nga gruaja Peggy Maurer me te cilen ishte martuar ne vitin 1955 dhe kishte dy femije. Artur Pen realizoi rreth 20 filma ne karrieren e tij por mjaftuan vetem tre prej tyre per ta renditur mes te medhenjve te kinemase amerikane Little big man Bonnie and Clyde The Chase etj. U nominua tri here per cmimin Oscar me filmat The Miracle worker Bonnie and Clyde dhe Alices restaurant i frymezuar nga kenga e Arlo Guthrie ku eshte edhe vete protagonist. Filmat e Artur Pen gjithmone kane shkaktuar buje dhe debate te medha. Kjo nisi qe nga filmi i tij i pare Billy the Kid ne vitin 1958 nje film qe bazohej ne nje drame televizive shkruar nga Gore Vidal e qe kishte shenja te theksuara homoseksualiteti. I ardhur ne kinema si shume te tjere te brezit te tij pas eksperiences ne Broaway dhe nje sere regjish televizive Pen i ka vendosur aktoret gjithmone ne qender te historive duke u imponuar te gjitheve me mjeshteri zgjedhjet e tij. Per shembull per filmin The Miracle worker lufta e nje mesueseje per ti mesuar nje vajze shurdhmemece per te komunikuar me boten shume kerkonin qe roli te interpretohej nga Odri Hepbern apo Liz Tejlor por ai zgjodhi Ane Bankroft nje rol qe i dha asaj edhe cmimin Oscar. Nese do te isha nje historian do te shkruaja ese per te kaluaren dhe te tashmen por edhe duke qene regjisor mundem ta tregoj Ameriken tha pak muaj me pare gjate nje interviste televizive duke cituar Micky One filmin e vitit 1965 me Warre Beatty qe interpreton rolin e nje komiku te suksesshem qe me pas pushtohet nga frika se eshte viktime e nje komploti. Nuk duhet te kesh luftuar ne Luften e Dyte Boterore une jam nje veteran lufte per te kuptuar absurditetin e atij vendimi qe e konsideruam Rusine si nje alete dhe pak me vone si nje monster qe duhej luftuar. Periudha e McCarthy-t ka qene qesharake dhe poshteruese. lsquoMickey one ishte ngritja e zerit kunder frikes qe vrau lirine e shprehjes. Edhe mes miqve kishe frike te shprehje mendimet e tua. Vite me vone shperthyen polemika edhe me te medha me filmin The Chase qe tregonte per ndjekjen e nje te arratisuri Robert Redford me Marlon Brando ne rolin e sherifit ne nje qyteze te Teksasit ku denonconte hapur harmonine e rreme te shoqerise arrogancen e te pasurve dhunen endemike dhe racizmin. Atehere e drejta per te folur per gjithcka ne nje film ishte nje enderr tha me vone Pen teksa kujtonte shkurtimet qe producenti Sam Spiegel u beri sekuencave te renda per jeten e zezakeve. As kryevepra e tij BonnieampClyde ne fillim nuk e pati shume te lehte. Ne fillim ky film nuk bindi por me vone fale suksesit qe pati te publiku i ri bluzat me fytyrat protagonisteve kryesore u shperndane neper kolegje qe shihte te filmi shenjat e kunderkultures u rriten ndjeshem shitjet. Mes meritave qe i atribuohen Artur Pen pervecse pati qene perkusioni i sezonit te arte te kinemase amerikane ne vitet lsquo70 eshte edhe fakti se ishte ai i pari qe u riktheu dinjitetin dhe te verteten indianeve me filmin Little big man. Dastin Hofman me nje paraqitje te shkelqyer u be simbol i krizes se identitetit te ndare mes botes se te bardheve dhe asaj te indianeve te Amerikes. Nje aktor eshte nje person i afte te shperndaje emocione edhe me veprimet me banale thoshte Pen qe urrente tekniken dhe nuk pelqente provat e shumta. Nuk te lejojne te jesh natyral te jesh vetvetja dhe nuk te lene vend per surpriza dhe spontanitet. Nje shembull ku tregohej qarte dashuria e tij per aktoret ishte me filmin Missouri ne vitin 1976 ku regjisori iu rikthye filmave uestern me dy aktoret e medhenj Marlon Brando dhe Xhek Nikolson. Nder filmat e fundit mund te permendim Target nje thriller ku riktheu Gene Hakman dhe nje film horror Dad of winters ne vitin 1981 e deri te Four friends nje rikthim melankolik ne vitet lsquo60. Lloj-lloj temash qe lufta e Vietnamit te te drejtat civile droga dhe emancipimi seksual qe e konfirmuan edhe njehere si nje regjisor te madh amerikan qe dinte tu futej gjerave ne thelb pa u trembur.