E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parku i Dajtit, dëme të mëdha, mungesë energjie

Stuhia e datës duket se ka shkaktuar dëme jo të vogla në të gjithë sipërfaqen e parkut kombëtar të Dajtit. Kështu difekti i sinjalit për shumë televizione ka ardhur si pasojë e prishjes së të gjithë sistemit elektrik. Në një intervistë për Ora News drejtori i shtabit pyjor për Tiranën, Nazmi Ajazi ka bërë me dije se dëmet janë të konsiderueshme dhe në zona të ndryshme jo vetëm të parkut. Këto dëme shkojnë në disa milionë lekë humbje financiare.Është ngritur menjëherë Shtabi i Emergjencave brenda shtabit pyjor të Tiranës, megjithatë Ajazi shprehet se është thjeshtë një shtab simbolik që nuk mund të mbulojë dot dëmet e shkaktuara. Menjëherë është kërkuar dhe ndihma e OSSH dhe ministrisë së mjedisit për situatën e krijuar. Ajo çka mbetet dhe më problematike deri më tani, është rikuperimi i menjëhershëm i gjithë sistemit elektrik që ka lënë pa energji elektrike gjithë bizneset në zonën e parkut kombëtar të Dajtit, gjithashtu ka humbur dhe sinjalin e disa prej televizioneve shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›